Presidenti flet në televizion, kurse kryeministri shton rojet dhe gardistët në Surrel

Nga Herion Mesi-

Mbrëmë Ilir Meta e akuzoi fort dhe hapur Kryeministrin Edi Rama si kreun e një bande që ka marrë peng Shqipërinë. Akuzat ishin direkt me emër dhe se paralajmëroi se Edi Rama do përgjigjet personalisht nëse prek një votë dhe nëse kërkon të bëjë trazira, sepse me 25 prill nuk do jenë zgjedhjet, por referendum popullor për të shporrur bandën e pushtetit.
Ndërkohë Ilir Meta e paralajmëroi edhe personalisht Edi Ramën, që të jetë i kujdesshëm kur përmend emrin e Presidentit në atë mënyrë se si flet kryeministri.
Burime të besuara nga Garda dhe ministria e brendshme tregojnë se mbrëmë është dhënë urdhër që të rriten forcat e policisë dhe nga Garda e Republikës për të siguruar vilën e kryeministrit në Surrel. Po kështu një numër i madh rojesh civile dhe me uniformë kontrollojnë zonën përreth shtëpisë së Edi Ramës në Surrel si dhe rrugën, shkurret, por deri lart nëpër kodra ku duket vila.
Po kështu kontrollohen makina, njerëz dhe çdo lokal kur kalon kryeministri që nga mbrëmë.
Të njëjtat burime tregojnë se para se të kalojë kryeministri krehet krejt zona nga dhjetra policë dhe civilë që nuk dihet nëse janë të policisë së shtetit apo gardës apo struktura paralele të Rilindjes.
Nuk dihet arësyeja pse Garda ka shtuar forcat në Surrel, ndërkohë që Ilir Meta bëri deklaratë publike në favor të ruajtjes së demokracisë dhe bëri thirrje popullit të dalë në Referendum me 25 prill.

SHKARKO APP