Presidenti Ilir Meta çel nismën “U’ jam Arbëresh”
Presidenti Ilir Meta ka marrë fjalën sot në mbledhjen e parë të Forumit “U’ jam Arbëresh!”, nisma më e re e ndërmarrë prej atij vete.
“U jemi mirënjohës figurave të shquara të letërsisë sonë, si Jorenim De Rada, Gavril Dara, Zef Serembe, për faktin që ata përgatitën dhe frymëzuan shumë intelektual të ndritur shqiptarë, si Aleksandër Xhuvani dhe Luigj Gurakuqi të cilë dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për arsimin dhe pavarësinë e vendin tonë“, u shpreh mes të tjerash Presidenti Meta.
Forumi “U” jam Arbëresh!’ është krijuar nga Presidenti i Republikës dhe funksionon nën kujdesin e Tij me qëllim promovimin, nxitjen dhe zhvillimin e veprimtarive si konferenca shkencore, veprimtari kulturore, artistike dhe sportive, takime ndërinstitucionale, promovimin e trashëgimisë dhe turizmit, nxitjen, ruajtjen, mësimin dhe përdorimin e gjuhës arbëreshe, forcimin e lidhjeve me shtetin amë, nxitjen e studimeve dhe kërkimeve shkencore në fushën e gjuhës dhe historisë arbëreshe, nxitjen dhe binjakëzimin mes bashkësive shqiptare dhe komunave arbëreshe në Itali, nxitjen dhe mobilitetin midis fëmijëve, nxënësve, studentëve në veçanti.
Krijimi i Forumit ‘U’ jam Arbëresh!’ është i një rëndësie të veçantë kombëtare për vetë kontributin e jashtëzakonshëm që arbëreshët kanë dhënë në shekuj për mbijetesën e kombit tonë dhe afirmimin e tij europian.”