Presidenti Ilir Meta: Sekti mafioz në krye të grushtit te shtetit do të japë llogari para popullit dhe drejtësisë së re
Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat deklaroi se qeveria ka marrë një vendim skandaloz kundër interesave të qytetarëve.
“Ligji për dividentin është dëshmia e kapjes së shtetit nga një pjesë e rilindjes duke vjedhur taksat për interesin e një grupi të vogël njerëzish”,- tha Meta.
Presidenti deklaroi se nuk do të ketë shpëtim për rilindjen ata që kanë shkelur ligjin. “Barazia para ligjit është tipar themelor i Kushtetutës sonë dhe tipar themelor i ndërtimit të financave publike”,- tha kreu i shtetit.
Meta e quajti miratimin e ligjit “krimi të tmerrshëm kushtetues të konsumuar nga sekti mafioz në krye të grushtit të shtetit dhe me pasoja të rënda”. “Ka dhunuar hapur Kushtetutën e Shqipërisë që shumë shpejt do të japin llogari para popullit shqiptarë dhe drejtësisë së re. Nuk do të ketë shpëtim për ta. Kushtetuta në nenin 155 është kujdesur të bëjë të qartë se taksat tatimet dhe detyrimet financiare, kombëtare dhe vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i disa kategorive, përcaktohet me ligj dhe ligj kit nuk i jepet fuqi prapavepruese. Sipas këtij nenei, është e qartë se çdo lehtësim fiskla nuk mund të jetë efekt prapaveprues. Barazia para ligjit, tipar themelorë i Kushtetutës sonë, por ça bëri ky sekt mafioz? Rilindja miratoi ligjin për disa ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat e ndryshuara, në dëm të sipërmarrësve të ndershëm. Në një nen, madhëri kuvendi,. Vendosi që tatimi me divident fitimi u bë nga 5-8%, me efekt prapaveprues. Kjo dhunon hapur nenin 155 të Kushtetutës, sepse kjo do të thotë diskriminim para ligjit. Pasoja e këtij krimi është e pabesë, goditej e rëndë dhe pas shpine për mijëra biznese të ndershme shqiptare dhe të huaja që kanë paguar tatim prej 15%, ndërkohë me këtë dhunim të kushtetutës, do të favorizoheshin duke paguar jo 15, por 8% për të kaluarën. Për këtë unë vendosa kthimin për rishqyrtim të ligjit, ky dekret iu përcoll kuvendit më 20 dhjetor 2018, por në të njëjtën ditë që Presidenti i thotë Kuvendit thirrni mendjes se po krijoni një precedent të tmerrshëm, Kuvendi zhvilloi seancë plenare, ku komisioni shqyrtoi në mënyrë ët fshehtë dekretin e Presidentit, pa e thirrur Presidentin për të dhënë arsye pse e kishte kthyer. Dhe po në të njëjtën ditë, e miratuan fshehurazi në seancë plenare. Mavri Kuvendi dhunoi hapur dhe tmerrshëm Kushtetutën e Republikës, shkeli me të dyja këmbët ligjin, duke futur në mënyrë të fshehtë dekretin e presidentit për ta botuar në Fletoren Zyrtare. Kishin si qëllim rrëzimin e dekretit të Presidentit, pa shumë zë. Ju bëj me dije se për këtë krim të dëmshëm, do paraqes në SPAK kallëzimin penal për vendosjen para drejtësisë të gjithë autorëve të saj”, tha Meta.
Presidenti Ilir Meta akuzon kryeministrin Edi Rama se po luan lojën e shefave të vet në Serbi e vende të tjera që bëjnë lojrat e UDB-së duke përçarë udhëheqësit e Kosovës. Me një ton të fortë Meta i bëri thirrje Ramës të mos provokojë më Ramush Haradinajn se mund ta marrë përgjigjen nga Shqipëria.
“Ndoqa dhe sot lojrat e tij duke mbajtur gjoja anën e Albin Kurtit, kundër Ramush Haradinajt, lojën e kësaj më fal se thashë të këtij. Unë duhet ti them që gruaja e Bilalit e ka kaluar me kohë vijën e kuqe edhe në raport me cështjet ndërkombëtare jo vetëm me Kushtetutën. Po e provokon më shumë sec duhet Ramush Haradinaj sepse ishte kjo sharlatane që doli e përkrahu taksën 100 %. Gruaja e Bilalit e përkrahu e para. Më keni parë ndonjëherë mua të them po ose jo, mua as më pyeti as e këshillova Haradinaj. Gruaja e Bilalit vrapo gjithandej, thoshte që bëri shumë mirë, pastaj kur i thanë gruas së Bilalit ke një fotografi në kundërshtim me ligjet filloi të merret me Ramushin. Nuk ka nevojë as zoti Kurti askush tjetër në Kosovë për të marrë mend nga gruaja e Bilalit. Dhe i them që të mos e provokojë më Ramush Haradinaj. Se Ramush Haradinaj, është çfarë është, si politikan mund të ketë 500 probleme, si kryetar partie, si ish kryeministër por Ramush Haradinaj për të gjithë shqiptarët në të gjithë botën është hero i gjallë, ndërsa Gruaja e Bilalit për të gjithë shqiptarët kudo është turpi i turpit. Të mos merret më me familjen e Ramush Haradinajt dhe me figurën e tij, sepse Ramush Haradinaj në oborrin e familjes së vet ka gati 40 varre dhe cdo ditë që del nga shtëpia u thotë mirëmëngjes 40 vëllezërve e kushërinjve që kanë dhënë jetën për çlirimin e pavarësinë e Kosovës. Të mos e provokojë më atë për llogari të shefave të vet në Serbi e vende të tjera që bëjnë lojrat e UDB-së se mund ta marrë përgjigjen nga Shqipëria. Ne nuk mund të pranojmë lojra të tilla, përcarëse të qëllimshme e provokuese si këto lojra që bën Gruaja e Bilalit. Udhëheqësit e Kosovës kanë përgjegjësitë e tyre. Populli i Kosovës i ka zgjedhur ne kemi detyrë ti mbështesim, ti zgjidhim në bashkëpunim problemet e tyre. Nuk kemi detyrë ti përcajmë e poshtërojmë për llogari të armiqve historikë të kombit tonë“,- tha Presidenti.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/208933913845719/