Presidenti kthen ligjin “anti-shpifje”: Instalon censurë, rikthen autoritarizmin, rrezikon demokracinë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk ka dekretuar ligjin “antishpifje”, të miratuar pak javë më parë nga Qeveria. Ligji shumë i kritikuar nga gazetarët vendas, por edhe disa prej aleatëve strategjikë, është kthyer nga Presidenti Meta në Kuvend.
Në argumentet juridik që jep kreu i shtetit për mos dekretimin theksohet se ligji; “shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik, shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit dhe është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës KushtetueseBerisha për Ditmir Bushatin në OSBE: Goditje tjetër fatale për Kallam Diplomatin!”.
Ndër argumentat ligjore të kthimit të ligjit thuhet se “në formën që këto dispozita janë miratuar cenojnë jo vetëm parimet themelore kushtetuese, por ato përbëjnë rrezik për cenim të interesit publik, i cili garantohet edhe përmes ushtrimit të lirisë së shprehjes, lirisë së shtypit dhe së drejtës së informimit, të drejta këto të domosdoshme për një rend demokratik, të lirë e kushtetues. Miratimi i këtyre dispozitave në thelb përmban elementë censurues të drejtëpërdrejtë që kufizojnë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të medias”.
Presidenti shprehet se miratimi i kësaj pakete ligjore krijon një mjedis të pasigurtë te operatorët mediatikë. “Kjo gjëndje censure krijohet përmes aplikimit të masave ndëshkuese jo proporcionale që këto dispozita parashikojnë, masa që mund të vlerësohen dhe vendosen nga organe administrative, të cilat në kundërshtim të hapur me rendin e brendshëm kushtetues dhe ligjor, u jepet fuqia që t’i vënë në ekzekutim të menjëhershëm këto masa, përpara se të ketë një vendimarrje përfundimtare dhe të formës së prerë mbi ligjshmërinë e tyre. Hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve do të krijojë një mjedis arbitrar dhe të pasigurtë ndaj operatorëve mediatikë elektronikë, për shkak të trysnisë së aplikimit pa kriter dhe subjektiv të masave ndëshkuese dhe shproporcionale që parashikon ligji i miratuar“,- shprehet kreu i shtetit.
Presidenti thekson se ky projekt ligjor vendos autoritarizmin dhe vë në rrezik vlerat e demokracisë. “Këto mekanizma jo proporcionalë të forcës ndëshkuese që përmbajnë ndryshimet ligjore të miratuara, krijojnë hapësirë që ato të aplikohen përkundrejt mediave on line që janë kritike me punën e qeverisë. Kjo e fundit përmes përfaqësuesve të saj në organet vendimarrëse dhe kompetencave që këto organe marrin, ka të gjitha mundësitë të shfrytëzojë këtë bazë ligjore që lejon interpretim subjektiv, të ndëshkojë në mënyrë të padrejtë çdo media e cila nuk i përshtatet vullnetit politik të shumicës. Ky realitet do të prodhonte frikësimin dhe autocensurën, mbylljen apo pezullimin me pa të drejtë të mediave elektronike, duke ndikuar drejtëpërdrejtë në cilësinë dhe objektivitetin e informacionit, ç’ka do të prodhonte furnizimin e publikut me fakte ndryshe nga realiteti, që jo vetëm keqorientojnë shoqërinë në kërkimin e të drejtave të tyre, por dhe në përmbushjen e përgjegjësive qytetare për ndërtimin dhe ruajtjen e vetë demokracisë. Një situatë e tillë do e vendoste vendin në kufirin e një autoritarizmi, që do të përbënte rrezik për të ardhmen dhe integrimin e Shqipërisë, si edhe ekzistencën e vetë demokracisë funksionale në vend”, – thuhet në arsyetimin ligjor të dekretit të Metës.
Lexoni edhe…