Presidenti Meta: “25 prilli ka qenë ndeshje e shitur akoma pa filluar”

Presidenti Meta në një intervistë te Erla Mhilli në Euronews albania tha ndër të tjera se “25 prilli ka qenë ndeshje e shitur pa filluar, siç kanë qenë edhe zgjedhjet e 2017. Këtë e dinë tashmë të gjithë shqiptarët”-ka thënë Presidenti. Ilir Meta aludoi për Lulzim Bashën si kreu i PD-së që ka qenë dhe është në harmoni me kryeministrin Rama.

Me tej Presidenti sqaroi që nuk ka asnjë shqetsim nëse gjykata kushtetuese e shkarkon, sepse kam zbatuar vetëm Kushtetutën dhe kam ruajtur në stabilitetin e vendit.

“Gjykata Kushtetuese mund të shprehet dhe tani për shkarkimin e Presidentit, thjesht për dhënien e një interviste tek një gazetar dhe një televizion privat që nuk mbështet qeverinë. Unë nuk shkoj në një Gjykatë e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtë për sa i takon zgjedhjeve bashkiake dhe nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për këtë çështje thelbësore”, tha më tej Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?