Presidenti Meta: Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme

Presidenti Meta ka reaguar ashpër për dhunën e policisë ndaj aktivistëve të shoqërisë civile.
Ja reagimi:
Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës??, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë?? gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian.
E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta.
Kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritet.
ZËRI I QYTETARËVE DUHET DËGJUAR!

Lexoni edhe…

Speciale/Dhuna çnjerëzore ndaj aktivistëve, gratë u tërhoqën zvarrë në Sheshin ”Skëndërbej” 

Arrestimi i protestuesve, reagon ashpër Basha: Dhunë fashiste ndaj qytetarëve

Zëri i Amerikës: Në Ditën e Europës Policia arreston 14 protestues

Avokati i Popullit: Policia të lërë dhunën ekstreme. 12 të shoqëruar nga protesta për Teatrin

SHKARKO APP