Presidenti Meta nis ditën me këngën e këngëtarit të njohur, Petrit Lulo

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë këtë mëngjes, këngën e këngëtarit të njohur të muzikës popullore, Petrit Lulo.

Ja çfarë shkruan, kreu i shetetit mëngjesin e sotëm në Facebook:

Ne dje u çmallëm me Bilbilin e Gjirokastrës, Petrit Lulon. Ai na dhuroi emocione dhe shumë energji pozitive duke na e bërë ditën edhe më të bukur.
Ndaj dhe unë të dashur miq po ndaj me ju disa momente nga “Gjirokastra ime”, me urimin që ta nisni mbarë këtë ditë.

“Sot me zërin tim,
Mblidhen mijëra zëra,
Po the Gjirokastra,
I ke thënë të tëra!

Në rrugët e tua,
Gdhëndur-o me gurë,
Këndova që foshnjë,
Sa u bëra burrë!

Dritë të kam në zëmër,
Dritë të kam te syri,
Ti për mua nëna,
Unë për tyja biri”

? Shijoni këngën në linkun më poshtë:

SHKARKO APP