Presidenti Meta: Ja pse marrëveshja është pozitive

Këtë të dielë, gjatë një vizite në Kurbin, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ndër të tjera foli edhe për Reformën Zgjedhore. Sipas kreut të shtetit, do të radikalozohej situata, nëse Reforma Zgjedhore do ishte e njëanshme.

Në fund, Presidenti e quan një hap të rëndësishëm marrëveshjen e parë mes maxhorancës dhe opozitës në tryezën e Këshillit Politik. Për më tepër, kreu i shtetit nënvizoi se duhet vazhduar me të gjithë hapat e tjerë

”Mendoj se është hedhur një hap i rëndësishëm përpara, pasi kam parasysh se cilat do ishin pasojat nëse nuk do kishte marrëveshje midis palëve. Ndoshta ka shumë qytetarë që nuk janë shumë të lumtur, pasi kanë pritur ndryshime edhe më thelbesore, por sidoqoftë fakti që kemi një marrëveshje konsensuale është shumë pozitive. Po të kemi parasysh se cilat do ishin pasojat e menjëhershme të kalimit të njëanshëm të një Refome Zgjedhore. Do të radikalozohej situata e brendshme, do ishte e tepër për këtë popull me probleme të shumta. Është hedhur një hap i rëndësishëm përpara”.

Presidenti Meta e ka cilësuar skandalin me lajmin fals me mbetjet ku ishte i përfshirë këshilltari i tij, si një tentativë për të larguar vëmendjen nga problemet e vërteta që po përballet vendit. ”Nuk kam ndërmet të merrem me fake news dhe as të mediave italiane dhe shqiptare, por kam çështje më të rëndësishme për t’u marrë se lajme që kërkojnë heqin vëmendjen nga problemet themelore të Shqipërisë”.

SHKARKO APP