Presidenti Meta: Kë duan më shumë arbëreshët, Italinë apo Shqipërinë?
Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar së fundmi me një tjetër personalitet të arbëreshëve në Itali, Aldo Marinon, pjesëmarrës në Forumin e inicuar nga vetë Meta “U’ jam arbëresh”.
Përmes një postimi në “Facebook” Presidenti Meta ka treguar një detaj interesant lidhur me Marinon, të cilin ai e vlerëson si një promotor të palodhur të marrëdhënieve me komunitetin arbëresh në Itali.
“Kë duan më shumë arbëreshët, Italinë apo Shqipërinë? Kur një diplomat i lartë italian i bëri këtë pyetje Aldo Marinos, mori një përgjigje interesante: Është si të pyesësh një fëmijë se kë do më shumë mamanë apo gjyshen”,- shkruan kreu i shtetit.
Në vijim postimi i plotë i Presidentit Meta:
Kë duan më shumë arbëreshët, Italinë apo Shqipërinë? Kur një diplomat i lartë italian i bëri këtë pyetje Aldo Marinos, mori një përgjigje interesante: Është si të pyesësh një fëmijë se kë do më shumë mamanë apo gjyshen.
I lumtur ta takoja Aldo Marinon, promotorin e palodhur të marrëdhënieve tona me arbëreshët në të gjitha fushat.
I bindur se në pak vite forcimi i marrëdhënieve me botën arbëreshe, do të arrijë pritmëritë tona, që kjo trashëgimi e përbashkët, t’u qëndrojë me krenari edhe shekujve që vijnë. ?????