Presidenti Meta: Mos e braktisni Shqipërinë, por bashkohuni për ta bërë një vend të denjë europian
Shqipëria shënon sot 10-vjetorin e lëvizjes së lirë në BE.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme për shqiptarët ka reaguar Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Përmes një mesazhi në Facebook, Presidenti Meta thekson se “sot është koha për të bërë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje të madhe dhe për të bërë realitet aspiratën e çdo shqiptari për të anëtarësuar Shqipërinë në BE”.
Mesazhi i plotë i Presidentit Meta:
Para 10 vitesh, realizuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Bashkimin Europian.
Është koha për të bërë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje të madhe dhe për të bërë realitet aspiratën e çdo shqiptari për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Mos e braktisni Shqipërinë, por bashkohuni për ta bërë një vend të denjë europian!
Para 10 vitesh, realizuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Bashkimin Europian.
Është koha për të bërë…Posted by Ilir Meta on Tuesday, December 15, 2020