Presidenti Meta: Mos e hiqni vëmendjen nga zgjedhjet (VIDEO)

Kreu i shtetit, Ilir Meta kërkoi sot nga politika dhe media që të mos largojnë vëmendjen nga procesi zgjedhor. Në një konferencë për mediat, Meta tha se procesi zgjedhor nuk ka përfunduar, pasi pas numërimit është procesi i ankimimit në gjithë institucionet.
“Është mjaft e rëndësishme që të hetohet çdo fletë e pavlefshme. Është normale që një qytetar nuk shkon të votojë, por nëse dikush shkon të votojë, rri me orë në radhë dhe vota e tij del e pavlefshme, kjo është e pafalshme”,– tha Presidenti Meta.

Pyetjes së gazetarëve nëse do të dekretojë apo jo qeverinë e formuar nga zgjedhjet e 25 prillit, ku fituese rezultoi Parti Socialiste, presidenti u përgjigj se ka kohë deri sa të mbërrijmë në atë moment. Ndërsa i pyetur për 4 mandatet e fituara nga LSI, ai tha se nuk ka çfarë të komentojë, pasi nuk ishte kandidat në këto zgjedhje. “Mos u merrni me gjëra që kanë kohën e tyre. Unë kërkoj të zbatohet Kodi Zgjedhor deri në fund, deri në shterimin e ankesës së fundit, nga çdo individ edhe brenda partisë. Është e rëndësishme të respektohet votat e kandidatëve. Ilir Meta s’ka marrë pjesë në zgjedhje, ka qenë një qytetar dhe votues, ka pasur një votë. S’ka bërë thirrje për të votuar për asnjë kandidat. Në të ardhmen do e shihni se sa vota merr Edi Rama. Jam i kënaqur që nga ajo trysni, dhunë, që iu ushtrua qytetarëve shqiptarë dhe skenave terrori që patë në Kavajë dhe ngjarjen tragjike të Elbasanit. Është e rëndësishme që 25 prilli, vajti në aparencë, qetësisht dhe s’pati probleme serioze. 74% të qytetarëve kanë votuar, çdo votë duhet të numërohet dhe rinumërohet. Përpjekjet që të merremi me shashka dhe të vazhdojë historia me krimin zgjedhor janë të dëshpëruara”, tha Meta.

SHKARKO APP