Presidenti Meta në valle mes dibranëve: Mbrëmje e paharrueshme në Zall Dardhë (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta ka mbetur me mbresa nga pritja që i është bërë në Zall Dardhë të Dibrës këtë fundjavë. Në rrjetin social Facebook, Meta ka publikuar një video, ku shfaqet në mbrëmje duke kërcyer me banorët mikpritës të zonës, me këtë shënim emocionues: “Një mbrëmje e paharrueshme në Zall Dardhë. Këto vise të mrekullueshme duhet të gjallërohen përgjithmonë!”
Më herët, pasi ka ndjekur koncerte dhe ka zhvilluar takime me të rritur e me fëmijë, Presidenti ishte shprehur me këto fjalë: “Dibra trime dhe e mençur, simboli i qëndresës së shqiptarëve, ka qenë përherë djepi i luftërave patriotike për liri dhe identitet kulturor. Para Atdheut dhe flamurit kombëtar dibranët kanë qenë krenarë, dhe gjithmonë gati në mbrojtje të tyre.
Zall Dardha është një nga fshatrat e kësaj treve me histori të madhe që gjithashtu ka spikatur edhe si krahinë e artistëve, rapsodëve dhe valltarëve të famshëm, burim i pashtershëm i talenteve të reja.
Artistët e saj ndër vite kanë qenë një shembull i madh frymëzimi, dhe model i pasionit e përkushtimit për transmetimin brez pas brezi të traditave, zakoneve dhe vlerave unike folklorike të kësaj treve atdhetare.”
Në mirënjohje të kontributit të dhënë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore kombëtare, pata kënaqësinë të nderoja me tituj të lartë, në vendlindjen e tyre, disa personalitete të shquara të etnografisë, folklorit dhe muzikës popullore shqiptare të Zall Dardhës.”