Presidenti Meta: Nesër dorëzojmë padi. Kriminale që Kuvendi dorëzon në Kushtetuese dokumente false

Pasi këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj tregoi shkeljet e Kuvendit në lidhje me vendimin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, vetë ky i fundit ka dalë sonte në një konferencë për mediat.

Presidenti Meta tha se nesër dorëzojnë padinë kundër Kuvendit, si edhe ai e quajti kriminale që Kuvendi dorëzon në Kushtetuese dokumente false. Po ashtu kreu i shtetit bëri me dije se po nesër do të bëhen publike 72 pyetjet dhe përgjigjet përkatëse, pyetje që janë bërë nga Gjykata Kushtetuese.

”Është kriminale që Kuvendi dorëzon në Kushtetuese dokumente false. Nesër në orën 09:00 do të publikoj të gjitha përgjigjet e 72 pyetjeve që janë dorëzuar dhe në Kushtetuese. Po kështu nxitja e Presidentit për marrëveshjen e 5 qershorit ka qenë e evidentuar publikisht. Madje edhe paralajmërimi se nëse opozita nuk nënshkruante 5 qershorin, zgjedhjet do të bëheshin pa të. Angazhimi i Presidentit ka qenë mjaft i qartë për paralajmërimet për prekjen e votës”.

SHKARKO APP