Erdogan nuk e takon, ja foto që poston Meta!

Të hënën vjen në Tiranë Presidenti turk Erdogan në një vizitë zyrtare, i ftuar nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë qindra forca sigurie turke kanë mbërritur në Shqipëri dhe po mbajnë nën kontroll çdo cep ku do të lëvizë Kryetari i Shtetit të Turqisë. Natyrisht në koordinim me palën shqiptare, por si ish-Perandori e dikurshme nuk besojnë të “pashallarët” e vilajetëve!

Ndonëse mediat e huaja rajonale e cilëzojnë këtë vizitë si Sulltan Erdogan që viziton Pasha Ramën, përsëri vizita mbetet  me interes nga të dyja palët, ku duhet veçuar se Presidenti Erdogan ka kontribuar shumë për ndërtimin e shtëpive të reja pas tërmetit.

Dhe meriton falenderime të sinqerta.

Erdogan do të pritet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga kryeministri Edi Rama në orën 09:00, ditën e hënë.

Më pas, Rama dhe Erdogan do të vizitojnë banesat e reja në Laç të financuara pas tërmetit nga qeveria turke. Në Laç si ditë fillimjave do të kemi dhe një numër të madh besimtarësh katolikë, të cilët do jenë te Kisha e Shna Ndoit. Të hënën pamja në Laç do të jetë fantastike, ku poshtë në qytet do të jetë Presidenti turk, kurse lart te “Kështjella” fetare e katolikëve, do ketë Meshë për Krishtërimin.

Pas Laçit, presidenti turk dhe kryeministri Rama do udhëtojnë për në Tiranë.

Agjenda vijon me një takim me kryeministrin Rama në selinë e kryeministrisë në Tiranë dhe në orën 14.00 ata do të kenë një konferencë për shtyp.

Në orën 17:00, Erdogan do të mbajë një fjalë mbështetëse në Parlament duke mbyllur vizitën e Erdogan në Tiranë.

Bie në sy se Presidenti turk nuk do të takojë Presidentin e Shqipërisë, çka nuk është normale në një vizitë zyrtare. Si rregull Kryetari i një shteti që vjen për vizitë pritet nga kryetari i shtetit mikpritës.

Nëse nuk ka ndonjë ndryshim protokolli deri nesër, kjo që ndodh është fyerje dhe shkelje e rregullave diplomatikë mes dy shteteve, por duket hapur se kjo vjen nga qeveria shqiptare.

Gjithsesi Presidenti Meta ka gjetur një mënyrë për ta kaluar me humor mos takimin me Presidentin turk, Erdogan, që duhet pranuar se mbetet “Sulltani” i Rajonit tonë.

Burime të besuara tregojnë se ditën e hënë Presidenti Meta do të presë disa shoqata katolike që punojnë si vullnetarë në ndihmë të komunitetit mysliman në Shqipëri.

Meta ka postuar këtë foto (shiko me poshtë)

SHKARKO APP