Presidenti Meta: Nuk mbështes bllokimin e punës në Rinas, por qeveria t’i thërrasë mendjes
Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në mbrëmje nga qyteti i Vlorës se bllokimi i punës nga kontrollorët në Rinas duhet të ishte shmangur. Meta deklaroi se nuk mbështeste bllokimin e punës në aeroportin e vetëm të vendit, por nga ana tjetër nuk shihte normale sjelljen e qeverisë, e cila nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog dhe zgjidhje të situatës.
“Nuk e mbështes qëndrimin e bllokimit të punës nga kontrollorët, por qeveria t’i thërrasë mendjes se nuk jemi në vendet e Amerikës Latine të disa dekadave më parë”,– tha Meta.
Ai shtoi se “situata e kontrollorëve ka 10 muaj që është bërë publike. Në komunikimet me ata u kam thënë se çfardo që të jetë përgjigja e qeverisë, të vazhdojnë punën. Në vend të zgjidhte kërkesat e tyre, Edi Rama vendosi të niste shkarkimet. Keqardhje që situata shkoi në këtë pikë”,- tha kreu i shtetit.
“Unë nuk mendoj se kontrollorët kanë të drejtë 100 %, por ata duhen dëgjuar nga qeveria. Nëse nuk gjendet zgjidhje siç thonë ata, të gjendet një mënyrë si në raste të ngjashme në Kosovë, Maqedoni dhe të tjera. Por ata duhen dëgjuar dhe situata duhet trajtuar me përgjegjshmëri”,- deklaroi Presidenti.
Lexoni edhe…
- Mbyllet aeroporti i Rinasit, anulohen të gjitha fluturimet
- Njerëzit e Ramës dhe Ballukut. Ja kush janë drejtuesit Albcontrol që kanë përgjegjësi për bllokimin e fluturimeve
- Presidenti reagon për bllokimin e Rinasit: Jemi vend i NATO-s, qeveria të zgjidhë situatën kritike
- Rama shpik grupe armiqësore për fushatë: Bllokuesit e fluturimeve në aeroport do të ndiqen penalisht
- Vasili: Qeveri horrash! Bllokuan Aeroportin e vetëm Ndërkombëtar të vendit
- Balluku flet nga Rinasi: Pezullimi i fluturimeve, organizim i mirëfilltë politik!
- Meta: Qeverisë do t’ia jap përgjigjen sot pasdite nga Vlora, të shikoj nëse është hapur Aeroporti i Vlorës
- Mashtrimi i Rama-Ballukut me Rinasin: Paratë që ju mbahen kontrollorëve shkojnë tek Beccheti
- Berisha: Stop terrorit psikologjik, autoritetet e huaja të hetojnë
- Ylli Manjani: Kujdes nga propaganda e Ramës. Opozita dhe Presidenti nuk kanë gjë në dorë për Albcontrol