Presidenti Meta paralajmëron “Pranverën shqiptare” në 2 mars
Kryesore E Shtunë, 22 Shkurt 2020 10:24
Pas thirrjes së radhës që u drejtoi këtë mëngjes gjithë shqiptarëve që të bëhen bashkë më 2 mars në bulevardin “Deshmoret e Kombit”, Presidenti Ilir Meta ka një tjetër mesazh.
Në faqen e tij në Facebook, i veshur sportiv, kreu i shtetit ka pozuar në natyrë, duke mbajtur në dorë një degë me mimoza dhe duke paralajmëruar pranverën që po afron.
“Pranvera po afron!” shkruan Meta bashkëngjitur fotos që shihni më poshtë.