Presidenti Meta pret kryeministrin në Presidencë (VIDEO)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka nisur sot konsultimet me krerët e partive politike për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Në orën 11:00 në Presidencë mbërriti kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla. Takimi ka zgjatur vetëm 15 minuta, ndërsa pas takimit përfaqësuesit e mazhorancës nuk kanë folur për mediat, ndërsa dihet qëndrimi i tyre për datën e zgjedhjeve, 9 maji. Në fund të fjalës së tij para kamerave, Meta ka pyetur Ramën dhe Ballën nëse duan çaj apo kafe.

Unë fillova të zhvillonim konsultimet për datën e zgjedhjeve, me qëllim për të ndihmuar sa më shumë për një proces gjithëpërfshirës, jo se vendosja e datës ka ndonjë rëndësi vendimtare por për të respektuar çdo ndjeshmëri apo edhe kalendarë të tjerë siç janë festat zyrtare. Në këtë drejtim do të isha i interesuar të dëgjoja edhe mendimin tuaj si përfaqësues të PS dhe të mazhorancës”,- tha Presidenti Meta në nisje të takimit.

 

SHKARKO APP