Presidenti Meta: Prova të reja për shkeljet kriminale të Ardian Dvoranin
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë në konferencë të jashtëzakonshme për të publikuar prova të reja për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin.
Kreu i shtetit deklaroi se do të paraqesë prova të tjera kundër kreut të KED lidhur me shkeljet ligjore ne emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
“Do të depozitojmë një shtesë kallëzimi në padinë ndaj të pandehurit Ardian Dvorani. Dvoranit duhet t’i ndalohet menjëherë ushtrimi i detyrës për të bllokuar institucionet e drejtësisë”,- deklaroi kreu i shtetit.
Duke e nisur fjalën e tij me një mirëseardhje në atë që e quajti “Kështjella e mbrojtës së kushtetutës dhe demokracisë, Meta ka deklaruar se: “Sot ju informoj juve dhe gjithë institucionet mbi faktet e reja për veprimtarinë kriminale të tij gjatë kryesimit të KED për2019. Si dhe një shtesë në kallëzimin penal të depozituar për këtë shtetas, jo vetëm për të thelluar hetimin penal dhe pasojat e të cilave po i vuan ende sistemi i drejtësisë për mosplotësimin e kourumit të Gjykatës Kushtetuese atij duhet ti ndalohet ushtrimi veprimtarisë kriminale me qëllimin e nxitur nga presioni politik për kapjen e gjykatës kushtetuese; t’i ndalohet veprimtaria e organizuar kriminale për vonimin e plotësimit të gjykatës që vendin e fundit t’ja ruaj vetes”.
(Lajmi në përditësim)