Presidenti Meta publikon foton me dorën mbi Kushtetutë: Më 2 mars vetëm me flamuj kuq e zi për Shqipërinë
Presidenti Ilir Meta u është drejtuar gjithë qytetarëve me një apel për takimin e datës 2 mars. Duke publikuar foton e betimit si President në Kuvend, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Kreu i shtetit Ilir Meta kërkon nga qytetarët që të përqendrohen te mesazhet për mbrojtjen e demokracisë dhe integrimi i vendit në Bashkimin Europian.
Mesazhi i plotë i kreut të shtetit në Facebook:
“Të dashur qytetarë!
Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t’u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve:
PËR KUSHTETUTËN!
PËR SHQIPËRINË!
JO GRUSHTIT TË SHTETIT!
JO SHPOPULLIMIT!
TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT!
Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta dëgjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave:
LIRI DEMOKRACI!
E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!
Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi! ??
Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!
Lexoni edhe..
Editorial i “Koha Jonë”: Dy betejat e Ilir Metës për Kushtetutën
Presidenti Meta paralajmëron “Pranverën shqiptare” në 2 mars
“Do vijmë nga Amerika”, Meta komentuesit: Shqiponjat kthehen në folenë e tyre
Të gjithë në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë në Shqipëri