Presidenti Meta: Qeveria të merret me pasojat e tërmetit dhe jo me shantazhe

Presidenti Ilir Meta është paraqitur sot në Prokuroi pas padisë që ka bërë ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani lidhur me procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese. Pas daljes nga Prokuroria kreu i shtetit tha se institucioni i kreut të shtetit zbaton ligjin dhe Kushtetutën në çdo germë të saj. Ai deklaroi se ka prova të mjaftueshme që kreu i KED ka shkelur ligjin dhe duhet të përgjigjet.

Jam këtu në përgjigje të ftesës së Prokurorisë. Jam këtu për të siguruar qytetarët shqiptarë se Presidenti i Republikës ka zbatuar në çdo germë Kushtetutën. Provat janë të mjaftueshme që prokuroria të veprojë ndaj shtetasit Ardian Dvorani”,- tha Presidenti Ilir Meta.

Duke u ndalur në padinë ndaj kreut të KED, Presidenti tha se kjo është një provë për gjithë institucionet e drejtësisë. “Çështja “Dvorani” është provë e madhe për të ardhmen e reformës në drejtësi. Kushtetuta e thotë shumë qartë se Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë dhe dispozitat e saj zbatohen pa asnjë diskutim”,- deklaroi kreu i shtetit.

Lidhur me projektligjin e ri të PS, i cili i heq kompetencat kreut të shtetit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti tha se mazhoranca duhet të merrte me pasojat e tërmetit dhe jo me provokim. “Presidenti nuk është thjesht në detyrë, por është në mision dhe nuk shantazhohet nga cic-mice të tilla, kushdo që i orkestron ato. Presidenti është garant i Kushtetutës së Republikës dhe i fton të gjithë të merren me pasojat e tërmetit. Kush gjen kohë për të provokuar Presidentin duhet t’a ketë të qartë se Presidenti e di shumë mirë detyrën e tij dhe është i ndërgjegjshëm për misionin e tij”,- deklaroi kreu i shtetit.

https://arkiva.kohajone.com/ps-harton-draft-antiligjor-per-betimin-e-anetareve-ne-gjykaten-kushtetuese/

 VIDEO/Deklarata e Presidentit pas daljes nga Prokuroria

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/801094820348262/

SHKARKO APP