Presidenti Meta, Ramës: Ku doni të PËRBALLEMI? Mos u fshih ferrave si cubat!

Presidenti Ilir Meta dhe kreu i qeverisë Edi Rama prej kohësh janë në një përplasje të fortë publike. Nga radhët e Rilindjes kritikat e kreut të shtetit për qeverinë dhe drejtuesit e saj janë etiketuar si qëndrime personale POLITIKE. Seria e sulmeve ndaj Presidentit të Republikës është kthyer në sportin e preferuar të Rilindjes. Fillimisht sulmon Edi Rama, më pas vijon Elisa Spiropali, Taulant Balla dhe kur zyrtarët e PS janë të zënë me punë për koncesionet e radhës, detyrën full time e marrin në dorë mediat afër qeverisë. Për këtë kategori të Rilindjes nuk ka rëndësi se çfarë thotë Presidenti dhe sa të ligjshme janë qëndrimet e tij. Me logjikën e mbrapshtë se çfarëdo që bën Presidenti është kundër interesit të tyre, ata e sulmojnë njëlloj, si për shkeljet e rënda kushtetuese që presidenti denoncon, si për dekorimin e heronjve dhe dëshmorëve të atdheut ashtu dhe për takimet e përditshme që zhvillon kreu i shtetit. Nëse akuzat do të ishin me argumente ligjore, qëndrimi i PS do të ishte normal. Por është fakt se në të gjitha betejat juridike me kreun e shtetit qeveria dhe Rilindja ka humbur në mënyrë të turpshme.

Komisioni i Venecias i ka dhënë të drejtë kreut të shtetit në çdo akt ligjor që ka sjellë zemërimin e Rilindasve. Shtyrja me dekret e datës së zgjedhjeve, emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe veprimet e Komisionit Hetimor për shkarkimin kreut të shtetit janë vetëm tre nga çështjet për të cilat Venecia tregoi si se Presidenti Meta kishte të drejtë. Aktet e tij u quajtën të rregullta dhe shkelësit e ligjit, Kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare ishin Rilindja dhe të gjithë ata që e sulmojnë. Nëse vendi do të kishte Gjykatë Kushtetuese, vetëm këto tre shkelje të Edi Ramës dhe Rilindjes do mjaftonin për të shpallur qeverinë, parlamentin dhe gjithë mazhorncën të jashtëligjshme. Pasi kanë humbur të gjitha betejat me kreun e shtetit, sot debati është për dekorimin e dëshmorëve dhe akuzat vijojnë deri në “takime të Presidentit me kontingjent të OFL”. Dhe që e gjitha është një shpifje e ulët dhe e pisët e Edi Ramës. Gjuha vulgare ndaj dëshmorëve të atdheut dhe tallja me heronjtë që po bën Rilindja është dëshmia më e mirë se brenda kësaj force politike nuk ka mbetur më asnjë majtë. Madje, më shumë se kaq, brenda Rilindjes rezultojnë të jenë mbledhur një konglomerat njerëzish që nuk kanë asnjë pikë ndjeshmërie atdhetare.

Sulmet e Rilindjes ndaj kreut të shtetit orkestrohen vetëm nga Edi Rama. Sado që rilindasit mundohen ta kanalizojnë çështjen si një përplasje personale, debati nuk është thjesht mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, por mes Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit të vendit. Denoncimet e kreut të shtetit nuk janë qëndrime personale, por faktime të shkeljeve të rënda kushtetuese, bile kriminale, që po kryhen nga drejtuesi i pushtetit ekzekutiv në vend. Për t’i sqaruar të gjitha këto akuza, Presidentit Ilir Meta prej javësh i ka bërë sfidë të hapur kryeministrit të vendit për përballje dhe debat publik. Presidenti i ka dhënë mundësinë që Edi Rama të zgjedhë median që do, gazetarin që do Rama dhe vendin ku do ta zhvillojë përballjen, mjafton që të pranojë përballjen në publik. Të gjitha akuzat që Edi Rama ka ndaj Presidentit Ilir Meta dhe të gjitha akuzat që Presidenti ka bërë ndaj qeverisë mund të debatohen normalisht sy më sy. Nëse do kishim gjykata që do vlerësonin aktet e dy institucioneve, nuk kish nevojë për përballje. Por me që Edi Rama ka shkatërruar gjykatat kryesore dhe ndërkombëtarët i ka nxjerrë nga roli i tyre si arbitër, një debat i tillë i vendos qytetarët si gjyqtarët më të mirë të situatës. Kryeministri që shquhet si njeriu i dialogut dhe përballjes nuk do e kishte humbur një rast të tillë. Duke dalë në debat me Presidentin mund t’u shpjegojë shqiptarëve se ku “gabon” kreu i shtetit në kritikat ndaj tij. Ashtu siç shqiptarët do të kenë mundësi të shohin realisht se cila është përgjigja direkte e Edi Ramës ku i numërohen sy ndër sy të gjitha sjelljet antikushtetuese dhe qëndrimet prej cubi ndaj institucioneve. Një kryeministër që kërkon mandatin e tretë dhe thotë se është politikani më i mirë në vend, le të bëj gjestin me normal që bën çdo politikan në botë; të dalë në përballje. Mbetet në dorë të kryeministrit që të tregojë sesi do sillet. Ilir Meta përditë i bën thirrje publike: “Ku do të përballemi?”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj si që ka frikë të përballet është fajtori.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mili Xhani

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?