Presidenti Meta: SPAK të fillojë urgjent hetimet për përgjimet italiane në pastrimin e parave në Tiranë

Dosja me përgjimet italiane po nxjerr fakte skandaloze.

Në rrjetin e tyre mafioz të pastrimit të qindra milionë eurove kanë rënë zyrtarë të lartë të qeverisë Rama dhe pushtetit lokal. Ata përdorin zyrtarët shqiptarë për pastrim të qindra milionë eurove.

Pas këtij skandali ka reaguar fort Presidenti Meta, i cili ka kërkuar nisjen e hetimeve urgjente nga SPAK.

Presidenti theksoi se duhet që institucionet e drejtësisë të reagojnë, pasi pastrimi qindra milionë eurove mbetet një fakt në Shqipëri, prandaj ka nevojë për një reagim të shpejtë nga SPAK.

SHKARKO APP