Presidenti Meta takim online me ekspertët. Thirrja e mjekëve: Duhet ”vijë zjarri” në të gjithë territorin
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po zhvillon një takim online me mjekët më të njohur në vend, për situatën e pandemisë së Covid-19 në Shqipëri. ”Ku duhet ndërhyrë dhe çfarë duhet të bëhet më shumë? Edhe efektshmëria e testeve. Nuk dëshiroj që të zgjatem më shumë. Të përqëndrohemi tek secila çështje”,-tha kreu i shtetit.
Ish-deputeti i PD-së, njëherësh edhe mjek në profesion, Tritan Shehu tha se gjendja sot është jashtë kontrollit. Ai theksoi se duhet të bëhen sa më shumë teste në popullatë. Ndërsa, mjekët e tjerë deklaruan se duhet vijë zjarri në të gjithë territorin, për shkak të përmasave të kësaj pandemie.
Presidenti Ilir Meta: Do të bisedoj sot online me mjekë të vendit, për gjendjen për shkak të rëndë të koronavirusit.
Tritan Shehu: Sot gjendja është jashtë kontrollit, nesër do jetë akoma më jashtë kontrollit, kur të nisin edhe virozat. Shumë pak teste janë bërë. Popullsia duhet të bëjë testime, duhet të ftohet për këtë gjë. Bëhen vetëm 1400 teste, që janë pak.
Petrit Vasili: Strategjia e testimit duhet të jetë perfekt. Duhet të ketë një dekoncentrim të situatës. Është pandemi e duhet vijë zjarri në të gjithë territorin.
Arjan Mezini: Testimi masiv është shumë i rëndësishëm, edhe për shkak të shkëputjes së zinxhirit të infektimit. Ne duhet të testojmë së paku 800 vetë në ditë. Nuk mund të ketë shfajësim. Vendeve europiane nuk iu ka dalë jashtë kontrollit, por ata po zbulojnë rrënjën e infeksioneve.
Dr Bajram Hysa: Duhet të vihen në punë të gjitha kapacitetet. Mund të merret në konsideratë aktivizimi i studentëve të vitit të gjashtë të mjekësisë.