Presidenti Meta takohet me Nobelisten e Paqes, Aung San Suu Kyi

Presidenti Ilir Meta është takuar në Japoni me Nobelisten e Paqes dhe politikanen e Burmës (Myanmar), Aung San Suu Kyi.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shktuan: “ishte kënaqësi të takoja sot Nobelisten e Paqes të mirënjohur, Aung San Suu Kyi, zonjë e jashtëzakonshme dhe shembull frymëzimi për demokraci në mbarë botën!”.

Kreu i shtetit shqiptar ndodhet në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.

Gjatë qëndrimit të tij në Tokio, Presidenti Meta është takuar me një sërë personalitetesh ndërkombëtare dhe përfaqësues të institucioneve të Japonisë.

Po sot, Presidenti Meta zhvilloi një një takim me Zëvendës Presidentin e Agjencisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), Junichi Yamada.  Presidenti Meta vlerësoi asistencën financiare dhe teknike të dhënë nga Japonia nëpërmjet JICA, me një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik, social, arsimor dhe infrastrukturor në Shqipëri.  Gjatë këtij takimi, Kreu i Shtetit shprehu nevojën e rritjes së programeve dhe projekteve të JICA në Shqipëri në bujqësi, arsim, turizëm dhe infrastrukturën urbane, duke i konsideruar ato si pararojë të investimeve të rëndësishme japoneze në ekonominë e vendit tonë.

 Presidenti Meta në Japoni, në mesin e 100 personaliteteve nga e gjithë bota (VIDEO)

SHKARKO APP