Presidenti Meta takon Pompeon: Shqipëria, shembull i harmonisë ndërfetare dhe mbështetëse e Aleancës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ftuar në darkën zyrtare të organizuar në Departamentin e Shtetit me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare, thotë se Shqipëria është shembull i harmonisë ndërfetare. Përmes një postimi në facebook, teksa ka ndarë me ndjekësit një video nga aktiviteti, kreu i shtetit thekson se ”Së bashku me SHBA dhe partnerët tanë, përmes Deklaratës së Parimeve, forcuam angazhimin e përbashkët për mbrojtjen dhe avancimin e lirisë së besimit, si një e drejtë themelore e njeriut dhe për të kundërshtuar çdo forme dhune e shkelje të saj, kudo që të shfaqet”.

Postimi i plotë i Presidentit të Shtetit

I nderuar të merrja pjesë në darkën zyrtare të organizuar në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare.

Unë konfirmova në fjalën time se Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës.

Së bashku me SHBA dhe partnerët tanë, përmes Deklaratës së Parimeve, forcuam angazhimin e përbashkët për mbrojtjen dhe avancimin e lirisë së besimit, si një e drejtë themelore e njeriut dhe për të kundërshtuar çdo forme dhune e shkelje të saj, kudo që të shfaqet.

SHKARKO APP