Presidenti Meta: Turp për disa ndërkombëtarë që i dhanë pushtet kriminal gangsterit Edi Rama! Me 25 prill do e marrin përgjigjen!

Presidenti Meta në studion e ABC News në emisionin “Log” ishte i flaktë ndaj disa ndërkombëtarëve në Tiranë që bashkëpunojnë me Edi Ramën, pasi janë të blerë nga Rilindja, dhe që nuk folen për tre vite duke e lenë vendin pa gjykatë kushtetuese dhe gjykatë të lartë.

Ilir Meta shtoi se ai njeh vetëm Kushtetutën e Shqipërisë dhe nuk pranon asnjë ambasadorë që punon për kliken e Edi Ramës.

“Më i rëndësishëm është procesi zgjedhor dhe jo rezultati i zgjedhjeve. Qëndrimet e mia kanë interes vetëm vendosjen e legjitimitetit të plotë të të gjitha institucioneve. 

Për mua nuk është e rëndësishme se kush fiton zgjedhjet, por që zgjedhjet të jenë një mundësi historike për vendin për t’u shkëputur nga kjo pengmarrje, nën shembullin e dosjeve të Shijakut dhe Dibrës. Procesi është shumë i rëndësishëm.

Ilir Meta nuk pyet për horrat dhe gangsterët, nuk pyet për mafien ndërkombëtare dhe as për diplomatë të korruptuar. Ilir Meta mendon vetëm për Shqipërinë dhe për respektimin e Kushtetutës. Madje edhe sot kam një paralajmërim të prerë për ta, në veçanti për mafien ndërkombëtare, të bëjnë kujdes sepse Shqipëria nuk është një vend eksperimental”– theksoi Presidenti Meta.

Më pas Ilir Meta sqaroi se me 25 prill do të mundet krimi dhe këta mafiozë ndërkombëtarë.

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në intervistën për ABC News se nëse preket vota, mbi 2 milionë shqiptarë do të dalin në mbrojtje të saj. “Po i paralajmëroj nëse prekin apo dhunojnë votat, se mbi 2 milionë shqiptarë do jenë para qendrave të votimit për të mbrojtur votën. Telefoni i Presidentit do të jetë i hapur për të gjithë shqiptarët. Në 25 prill, ekipi i Presidentit do jetë në terren, në çdo qendër votimi. Askush të mos guxoje të prekë dhe të cenojë një votë se ndëshkimi do jetë shembullor dhe spektakolar”,- tha kreu i shtetit.

Kreu i shtetit komentoi situatën me pandeminë duke u shprehur se prioritet i qeverisë dhe çdo institucioni duhet të jetë mbrojtja e jetës së qytetarëve.

“Për pandeminë, Presidenti veproi para një viti. Ftoi dhe opozitën në tryezë për të bashkërenduar veprimet me Qeverinë. Por Kryeministri i 1 prillit mendoi që mbaroi pandemia dhe hodhi në erë Teatrin Kombëtar. Tregoi që prioriteti i tij është babëzia dhe jo shëndeti i njerëzve. Qeveria ka për detyrë të sigurojë vaksinat për të gjithë popullatën dhe të mos ta kthejë këtë shqetësim në një çështje elektorale. Për mua mbetet prioritet siguria e jetës dhe shëndeti i qytetarëve. Duhet të falënderoj dhe opozitën për qëndrimin e mbajtur gjatë kësaj periudhe edhe pse kryeministri i përqeshi tezat e saj por më vonë i përdori”,- tha kreu i shtetit.

Meta shtoi se “vaksinimi i popullsisë nuk është çështje elektorale, qeveria ka për të detyrë t’i sigurojë ato, se me lekët e popullit shqiptar blihen. Qeveria ka për të detyrë të garantoje sigurinë e çdo doze, e cila duhet të jetë e certifikuar më standardet ndërkombëtare. E rëndësishme është siguria e çdo doze vaksine që po përdoret për popullin”.

VIDEO/Intervista e kreut të shtetit në ABC News

SHKARKO APP