Presidenti Meta uron qytetarët dhe klasën politike të Kosovës: Shembull i shkëlqyer i besimit te demokracia

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar qytetarët e Kosovës dhe klasën politike për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Meta e cilëson një shembull të shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë. Kreu i Shtetit thotë se Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik.

Reagimi i plotë i Presidentit Meta:

Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

E përshëndes pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre.

Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik.

Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes. 🇽🇰👏

SHKARKO APP