Presidenti Meta: “Zëri i Amerikës”, një urë e pazëvendësueshme e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane

Gjatë vizitës zyrtare në SHBA, Presidenti Ilir Meta është takuar dhe me drejtuesit dhe gazetarët e seksionit shqip të “Zërit të Amerikës”. Presidenti Meta ka përgëzuar gjithë gazetarët që punojnë në këtë media të rëndësishme për rolin që ata luajnë në proceset integruese dhe demokracinë në Shqipëri.

Seksioni në gjuhën shqipe i “Zërit të Amerikës” mbush 77 vjet nga nisja e transmetimit të parë.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta në Facebook:

Një falenderim dhe një urim të veçantë për ekipin e Shërbimit Shqip të “Zërit të Amerikës” për përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, në kuadër të 77-vjetorit të nisjes së transmetimeve në gjuhën shqipe.

VOA ka një kontribut të jashtëzakonshëm për proceset demokratizuese dhe integruese të Shqipërisë, veçanërisht duke mbajtur gjallë shpresat për liri e demokraci në periudhën më të errët të izolimit komunist.

Me profesionalizmin e saj, VOA vijon të jetë media më e besueshme për shqiptarët edhe 30 vite pas rrëzimit të diktaturës.

Falënderime dhe mirënjohje të thellë “Zërit të Amerikës”, që vijon të mbetet edhe një urë e pazëvendësueshme e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. ?????”.

SHKARKO APP