Presidenti turk Erdogan pritet me duartrokitje nga delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës për rolin e tij historik
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, bëri thirrje për një armëpushim, ndërsa delegacionet ruse dhe ukrainase rifilluan bisedimet në Stamboll.
Në një fjalim në fillim të bisedimeve të martën, presidenti Erdogan tha se përparimi në bisedime mund të hapë rrugën për një takim midis udhëheqësve të të dy vendeve.
“Si anëtarë të delegacioneve ju keni marrë një përgjegjësi historike. E gjithë bota është në pritje të lajmit të mirë që do të vijë nga ju”, tha presidenti Erdogan, i cili meqë po largohej nga Turqia për një vizitë në Uzbekistan, tha se ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu, do të qëndrojë në Stamboll për të ndihmuar në lehtësimin e bisedimeve.
Delegacionet është planifikuar të mbajnë dy ditë bisedime në një ndërtesë qeveritare ngjitur me pallatin osman të shekullit të 19-të, Dolmabahçe, në brigjet e Bosforit.
Bisedimet e mëparshme midis palëve, të mbajtura qoftë personalisht në Bjellorusi ose përmes video lidhjeve, nuk arritën të shënonin përparim në përfundimin e luftës njëmujore, që ka lënë pas vetes mijëra të vrarë dhe më shumë se 10 milionë ukrainas të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë pothuajse 4 milionë që janë latguar nga vendi.
Rusia ka kërkuar prej kohësh që Ukraina të shuaj çdo shpresë për t’u bashkuar me NATO-n, të cilën Moska e sheh si një kërcënim. Presidenti Zelenskyy, nga ana e tij, ka theksuar se Ukraina ka nevojë për garanci të sigurisë si pjesë e çdo marrëveshjeje.

Në pamjet e transmetuara nga mediat turke, maniati shihet i ulur në një tavolinë përkrah Ibrahim Kalin, zëdhënësit të Presidentit Erdogan, ndërsa mban kufje përkthimi. Ai nuk është në tryezën kryesore të delegacioneve ruse dhe ukrainase.
Kalin thuhet se ka ndihmuar në koordinimin e takimeve midis oligarkut rus dhe një anëtari të delegacionit ukrainas në hotelet e Stambollit.
Prania e Abramovich në këto bisedime tregon se ai është ende i përfshirë në njëfarë niveli në përpjekjet e ndërmjetësimit.
KOHA JONË SONDAZH

