Presidenti Vuçiç: Grurë, vaj dhe miell për Shqipërinë e Edi Ramës!

Kriza botërore e grurit, pasi Rusia dhe Ukraina dy eksportuesit më të mëdhenjë në Europëi, ka sjellë dritherima në Shqipëri.

Në një prononcim për gazetarët, Vuçiç theksoi se gruri, vaji dhe mielli janë të kërkuara në rajon dhe botë.

Ai tha se qeveria ka ndaluar eksportet për shkak të krizës, por për vendet e rajonit sipas tij, duhet bërë një përjashtim.

“Kërkesat e para zyrtare që morëm ishin në përputhje me ato marrëveshje, të nënshkruara me Shqipërinë. Për këtë po flasim tani dhe do të lejojmë sa më shpejt eksportin e grurit në Shqipëri. Kjo u zgjidh për një kohë të shkurtër”, tha Presidenti serb.

Me tej ai ka shtuar se Shqipëria e Edi Ramës nuk do të mbetet pa furnizim pasi jemi kontaktuar dhe do të jemi korrekt me palën shqiptare. Kryeministrit shqiptar Edi Rama i kam premtuar furnizim pa asnjë ndërprerje, ka shtuar Vuçiç.

SHKARKO APP