Pritje madhështore e Kryemadhit në Lushnje (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kyremadhi po zhvilloi ditën e sotme një takim me simpatizantë dhe mbështetës të LSI në qytetin e Lushnjes.
Me mijëra qytetarë kanë dalë për të pritur kryetaren e LSI dhe kandidatët e tjerë të kësaj force politike në qytetin e Lushnjes.

Kryemadhi u shpreh se ka zgjedhur të kandidojë në Fier për të qenë pranë njerëzve që e kanë mbështetur atë.

Lushnja ka qenë një qytet i cili e ka votuar LSI-në, jo vetëm Lushnja, por i gjithë qarku i Fierit. Gjithmonë që në ditët e krijimit të saj, qarku i Fierit i ka dhënë votë LSI-së dhe ka kërkuar që të përfaqësohet në Parlament me deputetë. Prandaj unë, Monika Kryemadhi si kryetare e LSI-së, kam ardhur dhe kandidoj në qarkun e Fierit, për të larë të gjitha borxhet ndaj qarkut të Fierit, ndaj jush, ndaj burrave dhe grave, ndaj fermerëve, ndaj të gjithë naftëtarëve në Fier, ndaj të gjithë të rinjve dhe të rejave, por më shumë ndaj familjeve tuaja, që ne në këto vite kemi lejuar djemtë dhe vajzat tuaja të largohen nga shtëpitë, sepse nuk kanë mundësinë e punësimit. Ky është një borxh, që unë si nënë, si vajzë, e marr përsipër përballë jush, sepse nëse ne nuk do të kuptojmë që herë pas here duhet të kthejmë kokën pas, për të parë ku ishim dhe ku jemi, për të kuptuar kush na jep dorën, për të kuptuar kush na ndihmon, për të kuptuar kush të do dhe suporton me të vërtetë, atëherë ne nuk kemi sjellë asnjë ndryshim”,– tha Kryemadhi.

Në mesazhin e saj, kryetarja e LSI u shpreh se beteja e LSI është për një Shqipëri më të mirë dhe për një shoqëri më të mirë.
Sot më shumë se kurrë jam e bindur që beteja ime deri më 25 prill do të jetë cdo ditë dhe më e vështirë. Por unë jam e bindur që me Kejdin në krahë, me Klajdën, me Elona Gurin, me Ardit Celën, me Luan Ramën, Petrit Vasili, Endrit Braimllarin, Agron Çelën, Viktor Tushën, Vangjel Tavon, me të gjithë burrat e gratë e LSI. Ata që e themeluan, ndërtuan dhe vazhdojnë të qëndrojnë në LSI, do ta çojnë deri në fund betejën tonë përballë bandave dhe sporteleve të Edi Ramës të cilët kërkojnë të bëjnë pazar jo vetëm me emrin e LSI, por me të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Në 25 prill vota juaj, nga Shkodra në Sarandë, nga Vlora në Korçë do të jetë për numrin 6, sepse edhe Zotit ju deshën 6 ditë për të krijuar botën dhe numri 6 që është LSI do të jetë që të bëjë ndryshimin në Shqipëri. Ajo do të jetë e ardhmja e Shqipërisë sepse është partia e të rinjve dhe të rejave.  E di që sot të gjithë janë kureshtarë të shohin se çfarë ndodh në Lushnje, por mjafton të shikoje karvanin e makinave me flamurin e LSI që tregon se kush është LSI”,- tha kryetarja e LSI.
Ajo shtoi se LSI do të marrë një rezultat spektakloar në këto zgjedhje. “Tregon se LSI është një parti që vjen duke u rritur, është një parti që nuk rritet nga pushteti, por është një parti që rritet nga forca e dashurisë së zemrës. Rritet nga dashuria, kurajo që kemi ne për të mbrojtur njëri tjetrin, forca e solidaritetit sepse këto 2 vite, nga djegia e mandateve të LSI kanë qenë vitet më të vështira që ka pasur LSI, por kanë qenë edhe dy vitet që e konsoliduan LSI-në dhe e pastruan nga shushunjat dhe ata që pijnë gjakun e anëtarëve të saj.
Këto dy vite janë dy vitet më të egra të 17 viteve të LSI-së. Këto janë dy vite kur ne morëm vendimin për të qenë jo vetëm një parti me integritet, me individualitet por për treguar se ne nuk jemi partia e karrigeve, por jemi partia e të rinjve dhe të rejave, burrave e grave që punojnë tokën dhe falenderojnë Zotin kur bie shi, kur ata mbjellin tokën”,- tha Kryemadhi.

SHKARKO APP