Prokuroria e Durrësit sekuestron hotel “Vollgën” e Emiljano Shullazit
Prokuroria e Durrësit njoftoi sot se me lejen e gjykatës, ka vendosur sekuestro preventive ndaj objektit ish- hotel “Vollga” në Durrës. Sekuestrua është vendosur pasi ka dyshime se ky objekt është përfituar me kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorimit të detyrës” e “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Ky objekt në qendër të Durrësit është e lidhur me emrin e të dyshuarit Emiljano Shullazi, i cili rezulton se është një nga pronarët e saj pas një procedure kalimi pronësie të dyshimtë.
Sipas prokurorisë, nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Durrësit, të nisura në bazë të kallëzimit të shtetasit Z.H., janë krijuar dyshime të arsyeshme për paligjshmëri në veprimet e kryera mbi ndryshimet e pronësisë.
Prokuroria e Durrësit konstaton se janë kryer një seri veprimesh të dyshimta për tjetërsimin e pronës në favor të shtetasve të ndryshëm.
Këto veprime të dyshuara antiligjore, sipas Prokurorisë së Durrësit, shtrihen në zyrën hipotekore, zyrat noteriale, por edhe në Gjykatën e Durrësit, e cila ka marrë vendim në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me këtë objekt.
http://www.kohajone.com/2016/04/18/ja-si-iu-dhurua-prona-e-hotel-vollges-emiliano-shullazit/