Prokuroria heton se si i kanë vënë paratë miqtë e Shullazit tek Vollga

Pas arrestimit të Emiljano Shullazit prokuroria ka nisur edhe sekuestrimin e pronave qe rezultojne në emër të tij pasidyshohet se jane vënë me veprimtari kriminale. Ka qënë Gjykata e Durresit ajo që ka dhënë lejen për të vendosur në mesditë  sekuestron preventive të ish hotel Vollgës.  Shullazi rezulton të jetë një nga tre pronarët.

Sekuestroja preventive është vendosur mbi ish hotel Vollga me sipërfaqe 2498.70 m2 truall dhe ndërtesë 1129. 39  m2 e regjistruar në bashkëpronësi të Emiljano Shullazit, Fejzi Kodrës dhe Marjeta Kodrës në adresën rruga Taulantia Durrës”

Prokuroria ka dyshime se është përfituar me kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorimit të detyrës” e “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Durrësit, të nisura në bazë të kallëzimit të shtetasit Z.H., janë krijuar dyshime të arsyeshme për paligjshmëri në veprimet e kryera mbi ndryshimet e pronësisë. Prokuroria e Durrësit konstaton se janë kryer një seri veprimesh të dyshimta për tjetërsimin e pronës në favor të shtetasve të ndryshëm.

Këto veprime të dyshuara antiligjore, sipas Prokurorisë së Durrësit, shtrihen në zyrën hipotekore, zyrat noteriale, por edhe në Gjykatën e Durrësit, e cila ka marrë vendim në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me këtë objekt” informon prokuroria

  Prej 16 prillit 2016, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi ndodhen të arrestuar.  Prokuroria ka kërkuar për tre të arestuarit masën “arrest me burg”  ndërkohë në një prononcim për mediat avokati i të akuzuarve ka deklaruar se do te kerkojë lirimin e Shullazin dhe Danit dhe një masë më të lehtë për të arrestuarin e tretë Blerim Shullazi.

Hetimet per kercenime

Krahas kërcënimit për gjobëvënie ndaj biznesmenëve, grupi hetimor, i cili drejtohet nga kreu i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmata kanë nisur të verifikojnë aftësinë paguese edhe të dy bashkëpronarëve të tjerë të ish-hotel Vollgës me mbiemër Kodra, të cilat kanë dhënë një shume prej 670 mijë euro për të blerë një pjesë ish-hotelit. Ora News siguron ekskluzivisht kontratën e shitjes.

Prokuroria ka dyshime se këta individë nuk kanë patur të ardhura të mjaftueshme për të bërë këtë blerje, ndaj ka nisur verifikimi për burimin e këtyre të ardhurave.

Gjithashtu, po kryen verifikime dhe për shtetasin arab, i cili i ka dhuruar pjesën e tij të pasurisë Shullazit.

vollga

Ne foto: Hotel Vollga ne Durres

Ne foto: Kontrata e shitjes

Ne foto: Kontrata e shitjes

SHKARKO APP