Protesta e Londrës dhe protesta e Tiranës
Nga Nikoll Lesi-
Sot shqiptarët zhvilluan dy protesta. E para në Londër, ku mbi 3500 veta protestuan para parlamentit britanik në Westminster Bridge. Ata treguan dinjitet, vlera dhe guxim. Mediat online dhe ato tradicionale pasqyruan këtë protestë shqiptare në Londër si një moment emancipimi dhe kulture të shqiptarëve të cilët nuk pranojnë te etiketohen si “kriminelë” në një shtet të huaj, pasi siç shkruanin disa parulla të tyre “ne punojmë, ne paguajmë taksa”.
Manifestimi i shqiptarëve në Londër tregoi se rinia shqiptare është e emancipuar duke na bërë krenarë të gjithëve si shqiptarë.
Ndërkohë në Tiranë, në kryeqyetin tonë, kishte tjetër protestë, e cila edhe kjo në thelb synonte respektimin e njeriut dhe zbatimin e ligjit ndaj kujtdo.
Në Tiranë protesta kishte dhjetra mijëra vetë. Ishte protestë dinjitoze, korrekte dhe u mbyll pa incidente, ndonëse një rast sporadik në fund u duk se do ti vinte fitilin pas protestës. Por nuk kishte skenar nga Berisha dhe Meta, sepse po të ishte në plan menjëherë do të merrte flakë turma në drejtim të kryeministrisë.
Pa e zgjatur, të dyja protestat treguan korrektesi dhe dinjitet.
Të dyja do të mbahen mend gjatë, sidomos ajo në Londër e cila ishte mesazh për Britaninë e Madhe, por edhe ia arriti vlerat Atdheut tonë me mënyrën se si manifestuan mu në zemër të Londrës.
Foto nga Londra:
Ndërsa në Tiranë