Protesta e sotme/”Rama është njohes i mirë i xhepave dhe mendjeve te shqiptarëve”
Nga Ben Manaj (Londër)
Sot makinat në dalje te Tiranës ishin si funeral, në ardhje bosh!
Protesta kundër rritjes së çmimeve, fatkeqesisht, dështoj pasi shqiptarët realisht dhe tani e them me bindje janë edhe më të pasur, edhe më të lumtur seç i përceptojmë ne që jetojmë jashtë.
Protesta duhet mbyllur, pasi kriza dhe jeta është e përballueshme!
Mos ua prishni lumturinë!
Iki i lumturuar nga lumturia juaj!
E dija që shqiptarët nuk kishin për të ngritur krye, ndaj me sarkazem, në postime të ditëve me parë kam qenë kundër protestës.
Në mbyllje, përfundimisht, Rama është njohes i mirë i xhepave dhe mendjeve te shqiptarëve, fundja, si çdo sundimtar që kur njihet që kemi pasur te tillë historikisht.
T’u rruaç shqiptarëve vëlla! Të rroç sa malet dhe do rroç e mbreterosh sa të kesh frymë, si i xhaxhi!
KOHA JONË SONDAZH

