Protesta në Vjenë për Teatrin: Rama-Veliaj, vëllezër në krim. Demokracia në Shqipëri po vdes

Protesta për prishjen e Teatrit Kombëtar janë zhvilluar këtë fillim jave edhe në Vjenë. Një grup shqiptarësh janë mbledhur për të protestuar përpara selisë qendrore të fondacionit “Erste Stiftung”.

“Erste Stiftung” është një fondacion, i cili edhe më herët ka mbështetur financiarisht dhe përmes imazhit publik, iniciativa për zhvillimin e demokracisë në Ballkan.

Me pankarta në duar, ku ndër të tjera shkruhet “Rama-Veliaj, vëllezër në krim”, apo “Demokracia në Shqipëri po vdes, mos hesht”, protestuesit kërkojnë që fondacioni, si mbështetës i zërit të shoqërisë civile, të mbajë një qëndrim në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, të cilin e konsiderojnë një simbol të trashëgimisë europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata shprehen se, me qëllim sensibilimin e opinionit ndërkombëtar për regjimin që është vendosur aktualisht në Shqipëri, do të vijojnë protestat e tyre edhe në ditët në vijim, përpara organizatave të tjera joqeveritare dhe ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?