Protestat në SHBA, paralajmëron mjeku: Bëhuni gati të prisni një valë të dytë koronavirusi

Kirurgu dhe Gjenerali amerikan Jerome Adams paralajmëroi kombin që të presë një valë të dytë koronavirusi,  për shkak të protestave që po bëhen pas vdekjes së George Floyd.

Pasi afro-amerikani Floyd humbi jetën në duart e policisë së Minneapolis, me mijëra njerëz nga e gjithë SHBA kanë dalë në rrugë të protestojnë kundër racizmit dhe dhunës policore.

Adams u shpreh:

“Unë mbetem i shqetësuar si për pasojat e shëndetit publik ashtu edhe për racizmin individual dhe institucional (dhe) për njerëzit që po protestojnë në një mënyrë të dëmshme për veten e tyre dhe për komunitetet e tyre.”

“Bazuar në mënyrën e përhapjes së sëmundjes, ekziston çdo arsye që të presim që do të shohim grupime të reja dhe vatra potencialisht të reja infeksione,” shtoi ai.

SHBA-të janë prekur rëndë nga pandemia, një valë e dytë do ta përkeqësonte akoma më shumë situatën. Në vend po regjistrohen rreth 20,000 raste të reja me Covid-19 çdo ditë. /abcnews.al/

SHKARKO APP