Protestë masive para Ministrisë së Brendshme për vrasjan e Klodian Rashës. Qytetarët përplasen me policinë
Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë ka nxitur një reagim të madh në Shqipëri. Pas protestës së mbajtur nga FRPD-ja dhe në disa qytete të vendit, dhjetëra e mijëra qytetarë kanë dalë në protestë para Ministrisë së Brendshme me thirrjet “Duan drejtësi”, ”Poshtë Komunizimi”.
Protesta e para Ministrisë së Brendshme për vrasjen e Klodian Rashës është shoqëruar me përplasje të forta mes qytetarëve dhe Ministrisë së Brendshme. Protestuesit që kanë dalë në shesh kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe që mban të rrethuar godinën e Ministrisë së Brendshme. Në këtë moment, policia ka ndërhyrë duke tentuar të largojnë qytetarët. Protestuesit kërkojnë dënimin e autorit të vrasjes së 25-vjeçarit dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Protesta u organizua në rrjetet sociale dhe numri i personave të pranishëm në të është i konsiderueshëm. Ata ndezën qirinj për të kujtuar të riun e vrarë dhe kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. 25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie gjatë ndjekjes.
Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj apo siç e njohim si Stresi, ështënë krye të protestës së thirrur pasditen e sotme. ”Edhe unë jam Klodiani”, u shpreh Stresi në çelje të protestës. Pjesëmarrësit kanë bërë thirrje që protesta të vijojë edhe përtej orës 22:00, kur nis ndalimi i qarkullimit. “Kush po pjerdh për lëvizjen e tyre? Nuk e kemi problem as orën 22, as 23 dhe as 24. Nuk i trembemi jo këtij këtu por as atij të gjatit që duhet me e kap me këtë cepin e çadrës këtu. Ne jemi këtu”,-u shpreh Stresi.
Reperi kërkoi një minutë heshtje për të riun që mbeti viktimë dhe familjen e tij, përpara se të vijonin marshimin drejt Ministrisë së Brendshme. ”Të gjithë jemi Klodiani sot”,-tha Stresi. Më pas turma shpërtheu me thirrjet“Turp turp”, “ik ik”, “poshtë komunizmi!”.
Plagoset një gazetar, lëndohet këngëtari Stresi
Një gazetar ka mbetur i plagosur gjatë përplasjeve tek Ministria e Brendshme. Andi Llabuti, gazetar i JOQ, është gjakosur nga përplasja me policinë. I lënduar ka mbetur dhe këngëtari Arkimed Lushaj (Stresi).
Lexoni edhe…
- Si mund të vritet 25-vjeçari vetëm se theu orën policore?!
- Presidenti: Prokuroria të vërë para përgjegjësisë autorët e vrasjes së Klodian Rashës
- Sonila Meço: Pse është i rëndësishëm presioni publik në zbardhjen e vrasjes
- Dyshime për falsifikimin e provave: Arma që gjeti policia nuk ka lidhje me ngjarjen
- Berisha: Policia hodhi armën në rrugë, Klodiani u vra pas shpine
- Vrasja e Klodianit/Të rinjtë marshim-protestë para Kryeministrisë
- Vrasje nga policia, sot protestë masive para Ministrisë së Brendshme
- Vrasja e 25-vjeçarit/ SHÇBA: Polici kapërceu kufijtë e mbrojtjes
- Petrit Vasili: Lleshaj shporru, ç’pret më!
- Opinion/ Polici tërhoqi këmbëzën, Klodjanin e vrau qeveria
- Oerd Bylykbashi: Të vdesësh në ditën e rinisë
- Ylli Manjani: Është vrasje me dashje, jo kapërcim i mbrojtjes së nevojshme