Protestë tek Kryeministria/Të rinjtë e FRPD-së: Po lind një diktator i ri
Të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, janë bërë bashkë me të rinjtë që janë zhgënjyer nga qeveria ”Rama 2”, në një protestë para Kryeministrisë. Kreu i FRPD, Belind Këlliçi u shpreh se PD-ja do ta sjellë ndryshimin. “PD do të sjellë ndryshimin. Hapi i parë do të jetë anulimi i ligjit të lartë. Do to miratojë një ligj që i shërben të rinjve. Në Shqipëri nën drejtimin e PD do të vlojnë idetë, do të gëzojnë më të mirë dhe do të ketë vitalitet e shpresë”.
“Një diktator i ri po lind në vend, i cili ka vrarë shpresën e të rinjve që janë detyruar të largohen nga vendi”, tha një prej të rinjve gjatë fjalës së tij. Ndërsa dëgjohen me thirrjet e tyre ”Nga krimi nga droga na iku Europa”, ata kërkojnë rikthimin e dinjitetit, të shpresës me dëshirën për të mos u larguar nga Shqipëria.
Të rinjtë theksuan se hasen me probleme burokratike. Të rinjtë u ndalën te ligji i Arsimit të Lartë, ku theksojnë se ligji është në kundërshtim me kërkesat e studentëve: “Ligji nuk ka asnjë sukses, nuk prodhohet asnjë produkt shkencor”, theksoi gjatë fjalës së tij një prej të rinjve.
Protesta e tyre vjen pak dita para 2 marsit, ditës ku Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka paralajmëruar një tubim në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.