Garda dhe Policia hedhin gaz lotsjellës nga taraca e kryeministrisë (foto)
Pas djegies së pemës para zyrës së kryeministrisë protestuesit që kanë dalë në shesh për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës tentuan të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë. Forcat speciale me skafandra dhe shkopinj gome qëlluan mbi qytetarët. Garda ka përdorur edhe gaz lotsjellës duke e hedhur nga tarraca e kryeministrisë. Policë kanë marrë zvarrë dhe kanë goditur me shkelma disa nga protestuesit.
Protesta masive nisi para godinës së Ministrisë së Brendshme e ku më pas është zhvendosur para Kryeministrisë. Megjithë shiun e rrëmbyeshëm mijëra qytetarë kanë dalë në tubim për të kërkuar drejtësi për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit, Klodian Rasha. Qytetarët kërkojnë drejtësi dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Në tubimin te Ministria e Brendshme pati përplasje me Policinë gjatë momentit që qytetarët tentuan të hyjnë në godinën e ministrisë. Një gazetar ka mbetur i plagosur gjatë përplasjeve. Andi Llabuti, gazetar i JOQ, është gjakosur nga përplasja me policinë. I lënduar ka mbetur dhe këngëtari Arkimed Lushaj (Stresi), si dhe një punonjës i policisë.
Protesta vazhdon para kryeministrisë.
Lexoni edhe…
- Tym e flakë! Protestuesit djegin dhe rrëzojnë bredhin e Rilindjes
- Si mund të vritet 25-vjeçari vetëm se theu orën policore?!
- Protesta te Ministria e Brendshme, plagoset një gazetar
- Presidenti: Prokuroria të vërë para përgjegjësisë autorët e vrasjes së Klodian Rashës
- Sonila Meço: Pse është i rëndësishëm presioni publik në zbardhjen e vrasjes
- Dyshime për falsifikimin e provave: Arma që gjeti policia nuk ka lidhje me ngjarjen
- Berisha: Policia hodhi armën në rrugë, Klodiani u vra pas shpine
- Vrasja e Klodianit/Të rinjtë marshim-protestë para Kryeministrisë
- Vrasje nga policia, sot protestë masive para Ministrisë së Brendshme
- Vrasja e 25-vjeçarit/ SHÇBA: Polici kapërceu kufijtë e mbrojtjes
- Petrit Vasili: Lleshaj shporru, ç’pret më!
- Opinion/ Polici tërhoqi këmbëzën, Klodjanin e vrau qeveria
- Oerd Bylykbashi: Të vdesësh në ditën e rinisë
- Ylli Manjani: Është vrasje me dashje, jo kapërcim i mbrojtjes së nevojshme