PS fillon manipulimin e listave të ZGJEDHËSVE

Nga Mili Xhani-

Një skemë e re manipulimi për zgjedhjet e 25 prillit 2021 ka filluar të vihet në zbatim nga Partia Socialiste. Pa asnjë njoftim paraprak dhe pa asnjë sqarim, zyrat e gjendjes civile kanë ndryshuar adresat e vendbanimit  të qytetarëve. Sipas Kodit Zgjedhor dhe ligjeve të tjera, ndryshimi i vendbanimit të një qytetari ndryshon dhe vendin e tij të votimit. Dhe për çudi po spostohen vetëm ata që njihen si votues të opozitës. Qindra raste janë konstatuar ku në Tiranë kanë ndarë burrin me gruan; njërin e kanë dërguar në Dibër, tjetrin në Paskuqan, ndërsa  fëmijët ua kanë çuar në Pukë, kurse pleqtë në Përmet. Kështu janë me qindra e qindra raste të tjera skandaloze

Në media janë shfaqur denoncime qytetarësh në Tiranë dhe Durrës, ku banorë të Tiranës, rezultojnë të jenë transferuar me vendbanim në Durrës, Korçë, Kamzë apo qytetet të tjera. Qytetarët që kanë shkuar për të marrë shërbime nga gjendjet civile iu është komunikuar se ndryshimi i adresës është bërë sipas një urdhri të Ministrisë së Brendshme dhe Zyrës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Zyrat lokale të gjendjes civile nuk japin asnjë shpjegim për qytetarët, por u thonë të ankohen në institucionet më të larta. Rastet e denoncuara nga qytetarët janë flagrante. Bëhet fjalë për banorë që kanë mbi 20 vite që jetojnë në Tiranë dhe befas e gjejnë emrin në zona të tjera. Edhe më skandaloze paraqitet situata në rastet kur brenda së njëjtës familje, prindërit rezultojnë në gjendje civile me banim në Tiranë, ndërsa fëmijët janë degëdisur në Korçë apo në qytetet të tjera.

Një skemë e re manipulimi për zgjedhjet e 25 prillit 2021 ka filluar të vihet në zbatim nga Partia Socialiste. Pa asnjë njoftim paraprak dhe pa asnjë sqarim, zyrat e gjendjes civile kanë ndryshuar adresat e vendbanimit  të qytetarëve. Sipas Kodit Zgjedhor dhe ligjeve të tjera, ndryshimi i vendbanimit të një qytetari ndryshon dhe vendin e tij të votimit. Dhe për çudi po spostohen vetëm ata që njihen si votues të opozitës. Qindra raste janë konstatuar ku në Tiranë kanë ndarë burrin me gruan; njërin e kanë dërguar në Dibër, tjetrin në Paskuqan, ndërsa  fëmijët ua kanë çuar në Pukë, kurse pleqtë në Përmet e plot raste të tilla skandaloze, të kryera me qëllim.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha dje në një deklaratë për mediat ndryshimet në regjistër lidhen me personat që kanë më shumë se një banesë. Ndërsa Bledar Doracaj, Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Gjendjes Civile deklaroi se regjistrimi i ri po bëhet në bazë të Projektit të Regjistrimit të Adresave dhe Shtetasve, të miratuar në vitin 2016. Përgjigjet që kanë dhënë zyrtarët shtetëror nuk hedhin dritë me një tjetër fakt të rëndësishëm. Në denoncimet e bëra në media, shumica e qytetarëve që ankohen në zyrat e gjendjes civile nuk e fshehin se janë votues të opozitës. Pas këtij konfirmimi, pyetja që shtrohet natyrshëm është se si ka mundësi që ndryshimi i adresave po ndodh vetëm te qytetarë që rezultojnë të jenë votues të së djathtës? Nëse ligji që po zbatohet është i vitit 2016, përse u zgjodh që ndryshimi i adresave të bëhet 7 muaj para zgjedhjeve?  Çështja tjetër është se shumica e ankesave për ndryshim të banimeve vijnë nga zona të ndryshme të Tiranës, por jo në bastione të PS? Ndërkohë nëse ndryshimet e vendbanimeve janë normale dhe bëhen për efekte ligjore, përse banorët nuk janë njoftuar? Qëllimi i regjistrimit të saktë të adresave është që qytetarët të kenë një vend banim të regjistruar saktë. Por nëse dikush ka lindur në Tiranë dhe në gjendje civile figuron në Koçë, kjo nuk është zbatim ligji por ngatërresë e qëllimshme. Përveç se qytetarëve u sjellë probleme konkrete që lidhen me taksat, arsimin apo njoftimet e gjykatave, efekti i këtyre ndryshimeve bie direkt mbi zgjedhjet. Një qytetar i Tiranës apo Durrësit, që më 25 prill do të shkojë të votojë do të gjendet para faktit të kryer që emri i tij është në listën e votuesve në Shkodër, Lezhë, Gjirokastër apo Korçë. Më e pakta që do të bëjë është të mos shkojë të votojë dhe kjo nuk është më çështje e zbatimit të ligjit nga Gjendja Civile, por manipulim i qëllimshëm për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Dyshimet për manipulime masive janë shtuar dhe nga të dhëna të tjera që janë bërë publike. Në strukturat e PS ka lista të gatshme që tregojnë se kush janë votuesit e opozitës. Baza e të dhënave janë zgjedhjet moniste të vitit 2019. Në këto zgjedhje shkuan vetëm socialistët dhe ata që u bënë presion për të votuar. Pjesa tjetër e shoqërisë bojkotoi. Pikërisht lista me emrat e atyre që nuk shkuan në votime është ajo që klasifikohet si lista e votueseve të opozitës dhe shumica e ndryshimeve në gjendjen civile po bëhen mbi këtë bazë.

Kjo është jo vetëm kriminale por edhe e dënueshme nga ligji, ndaj duhet që opozita jo vetëm të bëjë padi në prokurori, por edhe të ngrejë zërin para ndërkombëtarëve se ka filluar që tani manipulimi i zgjedhjeve në tavolinë./Mili Xhani/

SHKARKO APP