Vendimi i PS: Familjarët e deputetit socialist, të punësuar në shtet, duhet të japin dorëheqjen. Ose deputeti humb mandatin!
Sot PS ka marrë një vendim të fortë. Familjarët e deputetëve që deri tani janë të punësuar në administratën shtetore duhet të dorëhiqen nga puna. Ose deputeti humbet mandatin!
Partia Socialiste ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekjen e saj për të minimizuar nepotizmin brenda radhëve të saj, duke krijuar një komision etike. Ky projekt u prezantua para grupit parlamentar të PS-së, në praninë e kryeministrit Edi Rama, ndërsa detajet u bënë publike nga kryetari i grupit, Taulant Balla.
Balla theksoi rëndësinë e ndarjes së qartë mes funksionit politik dhe lidhjeve familjare. Ai deklaroi se anëtarët e familjes së deputetëve të Partisë Socialiste nuk duhet të kenë angazhime në administratën publike, duke shtuar se kushdo që ndodhet në këtë situatë duhet të shkëputet nga ky pozicion.
Komisioni i ri i etikës brenda PS-së do të drejtohet nga Lindita Nikolla. Anëtarët e këtij komisioni janë Kiduina Zaka, Erjon Malaj, Marjana Koceku dhe Ermal Elezi. Ndërkohë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i hoqi pezullimin, mori pjesë në mbledhjen e grupit të PS-së dhe ka rifilluar detyrat e saj me kompetenca të plota.
KOHA JONË SONDAZH

