Investimi kot i Ramës për çamët

Edi Rama ka shumë muaj që bën sforco të madhe për të ngritur një kështjellë çamërie, e cila nuk arrin dot të bëhet as kodër në politikë, pasi kaq është takati i kësaj force. Shpëtim Idrizie ka ngritur në pikën e mundshme më të lartë partinë e çamëve, por nuk ka më “beton” për t’a lartësuar si ndërtesë. Kaq elektorat real kanë, aq sa, e shumta mundet të marrin katër deputet me “miellin” e tyre. Votat e tjera me anë emërimesh, pazaresh, drejtorash apo tenderime nuk e kapin numrin 5 deputetëve. Me çdo llogari nuk kalojnë numrin pesë, ndonëse për të qenë realist, PDIU-ja nuk e kalon numrin tre në zgjedhjet e ardhshme, duke shtuar edhe mbërritjen e karizmatikes dhe deputetes VIP, Mesila Doda nga PD-ja.

Ndaj synimi i Ramës për të mbushur boshllëkun që mund të lërë LSI-ja në rast prishje koalicioni, apo mosfirmosje për zgjedhjet e tjera, kurrsesi nuk e mbush dot me PDIU-në. Më mirë të investojë në arritjen e një marrëveshjeje të re e të mirëpërcaktuar me LSI-në, edhe duke sakrifikuar pushtet për të bërë Shtet, siç i pëlqen Ramës të deklamojë, se sa t’i futet punës stërmunduese për të ngritur kështjella rëre çame.

Çamët janë një komunitet i shkëlqyer dhe patriot, porse e dijnë mirë se PDIU-ja nuk është një parti kombëtare, porse krejtësisht komunitare. Fjalimet sajohen si të duash se kemi vota e degë kudo në Shqipëri, bile edhe në Kosovë, porse PS-ja më mirë t’ua jaë njerëzve të vet këto poste e detyra, se sa investon për të mosinvestueshmen PDIU.

Shpëtim Idrizi është mjeshtër dhe politikan dinak, ndaj edhe ai e di mirë se më mirë me parimin “të marrim ç’të marrim sot, se sa të presim mot”. Dhe nuk i ka dalë keq. E keqja ka mbetur për socialistët. Nuk kanë mbajtur premtimin për socialistët. Edhe socialistët duan punë, poste, shëtitje, etj. Jo vetëm çamët duke i mbajtur sikur po bëjnë “vezën e artë”.

“Vezën” e artë e bën vetëm Kryeministri, ndaj mbajtja nën “klloçkë” e PDIU-së është humbje kohe.

SHKARKO APP