Pse ka smirë e xhelozi ndaj Ylli Ujkës dhe Çesk Ivanaj?

Shkruar nga Lindita Kokoli dhe Jonida Halili-

Në Shqipëri është më e theksuar smira dhe xhelozia ndaj atij që ka sukses. Edhe në botë ndodh, por në Tiranë ajo shfaqet e egër, me sulme, me intriga duke thurur njëmijë fije që ti të dështosh ose të dekurajohesh dhe të thuash “po iki të investojë në një shtet tjetër”.

Janë të shumtë shembujt e kësaj natyre, por një rast i fundit që gjithëkënd duhej ta bënte krenar për kryeqytetin dhe investimin që do të jetë ultramodern si ndërtim dhe bukuri, na bëri të shkruanim këtë histori të dy djemve lezhjanë, të cilët në Itali kanë krijuar një kompani lider në Europë, bile mbetet e dyta në BE për nga madhësia dhe teknologjia robotike.

Ata të dy kanë edhe disa kompania të tjera, grupi IDA, Solemio Group, Alo Pronto, X-One dhe Radar Media Group. Me qendër në Milano të Italisë.

Në fillim erdhën të heshtur, të panjohur për kryeqytetin e Tiranës, si lezhjanë që kanë emigruar në Itali para 28 viteve e që punuan e investuan në Milano, ndërsa tani të dy janë të njohur në Tiranë.

Ata janë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj.

Vizioni i tyre për një investim spektakolar në Tiranë, një gjë e pandodhur asnjëherë si investim ultramodern, solli miratimin e kryeministrit Rama, si dhe një gjithëpranim nga komuniteti i biznesit kryeqytetas. Por ndodh që disa bëhen xhelozë, smirxhinjë, ziliqarë e fillojnë lojën e kulisave, hamëndjeve, fantazive më gjithëfarë epitetesh.

Biznesi i të dyve ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë shqiptare, duke bërë që me projektin e tij në bashkëpunimin me markën e stilistit me famë botërore Philipp Plein të sjellin The Plein Hotel në Tiranë, një kompleks kullash e qendrash turistike mu në qendër të kryeqytetit shqiptar.

The Plein Hotel, e përuruar vetëm pak muaj më parë në Milano (Itali) ka zgjedhur Tiranën si qytetin e parë por t’u zgjeruar jashtë Italisë. Grupi Plein ka nënshkruar së fundi marrëveshje ekskluzive me kompaninë shqiptare që operon në fushën e pronave të patundshme X One shpk, e cila nga ana e saj ka nisur punën për ndërtimin e projektit ambicioz, Grand Park Skyline në zemër të Tiranës, në hyrje të Parkut të Liqenit Artificial (te ish- Garda e Republikës).

Struktura luksoze Grand Park Skyline, që përfshin 3 kulla (dy rezidenciale dhe një hotel dhe një qendër komerciale) është projekti më i ri në kryeqytetin shqiptar, i cili do të ndryshojë horizontin e Tiranës, ndërsa marrëveshja me grupin e Philipp Plein synon të krijojë një hapësirë të jashtëzakonshme luksi, mode dhe argëtimi, duke e transformuar atë në një destinacion ekskluziv.

Ky projekt ambicioz përfaqëson jo vetëm një hap domethënës për zgjerimin ndërkombëtar të markës, por konsolidon edhe pozicionin o X One si lider në fushën e hotelerisë së luksit në Shqipëri. Koha e parashikuar e ndërtimit të Grand Park Skyline është afërsisht 5 vjet, me një hapje të pritshme rreth vitit 2030, ndërkohë që prenotimet për rezidencat e luksit kanë filluar. Ka një urdi kërkesash për apartamente, vendas dhe të huaj.

Të dy, Ylli dhe Çesku kanë kontribuar edhe në industrinë e filmit si producentë. Është e njohur puna e tyre në serial in “The Prosecutor”, ku kanë bashkëpunuar me figura të njohura të kinematografisë.

Por të dy nuk i janë ndarë Lezhës, vendlindjes së tyre. Kanë investuar në sportin e basketbollit në Shqipëri, ku Ylli Ujka është presidentit i ekipit Besëlidhja, ekip të cilin e ka shpallur kampion të vendit vitin e kaluar dhe sivjet ndodhet në krye të kësaj lige.

Siç e thamë në fillim, smira të prish humorin, xhelozia në biznes të mërzit, intrigat të lodhin, por çuditërisht ata të dy, Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj e marrin me humor ato që thuren në prapaskenat e Tiranës kundër investimit të tyre të jashtëzakonshëm.

Batuta e të dyve është se “kur të inagurohet kompleksi ultramodern do ti ftojmë për darkë edhe ata që intrigojnë sot”.

 

 

 

SHKARKO APP