Pse më shikon shtrembër?! Si filloi përleshja fizike e më pas një i vrarë dhe dy të plagosur

Kjo ndodh vetëm në Shqipëri! Vetëm pse e shikon tjetrin jo mirë apo nëse pa dashje gërvish makinën e tjetrit, nxirret pistoleta dhe qëllohet!

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali i tij si dhe një nga agresorët.

Ngjarja ndodhi në lagjen ne.13 në qytetin bregdetar. Mediat sqarojnë se shkak i sherrit të dhunshëm mes babë e bir dhe fisit Tatozi nisi pasi një prej tyre iu drejtua se “Pse më shihni shtrembër”.

Kaq mjaftoi që mes Armando Baboçit, i cili shoqërohej nga djali, Erald Gjini, dhe Klodjan Dacit, Henri Tatasi (i plagosur) si dhe Sergio Tatasi të niste një përplasje fizike, ku u përdorën dhe karrige e shkopinj bejsbolli dhe me pas u perdor arma e zjarrit. Nga sherri mbetet një i vrarë dhe dy të plagosur.

Ndërkohë, dy të tjerë, Endri Cimo (Bregu) dhe Argit Kastrioti janë arrestuar për ‘Moskallëzim krimi”, ndersa dyshohet se me arme zjarri ka qelluar Klodjan Daci.

Kjo është Shqipëria!

Sa e sa raste kemi raportuar se si janë rrahur me shkopinjë apo nxjerrë armët pse me hodhe tymin e cigares nga tavolina ime, pse me hase me bërryl kur kalove apo pse më shikon ashtu!

Një shoqeri e pa emancipuar dhe ndërkohë të gjithë bërtasim “drejt BE”!

SHKARKO APP