Pse nuk dalin demokratët në protesta, si dikur?
Editorialin e shikoni duke klikuar videon!
Pse nuk dalin demokratët në protesta, si dikur?
Demokratët, ndonëse kaq shumë vite në opozitë, nuk dalin më në protesta si dikur. Po bëhen 12 vite në opozitë dhe në vend që të ndizet motivi brenda radhëve demokrate për revolta apo demonstrate kundra qeverisë Rama, përkundrazi vjen duke rënë numri i protestuesve demokratë.
Edhe dje para parlamentit ishin pak veta, të cilët ishin nga zona e Thumanës, kurse nga demokratët e Tiranës nuk kishte dalë njeri për ti mbështetur, pavarësisht thirrjeve të Sali Berishës.
Edhe te bashkia e Tiranës, më kot që organizojnë të tilla protesta, sepse me shumë ka policë se sa protestues.
Edhe në Bulevard, kur bërtasin për protestë kombëtare, nuk ka më si dikur, fjala si në vitin 2004 apo 2005 kundra qeverisë së kohës. Atëhere kishin besim të drejtuesit e PD, vinin njerëzit edhe me bicikleta vetëm që të protestonin, por tani nuk vjen njeri.
Arësyeja është vetëm një: Demokratët e kanë humbur besimin të lidershipi i Partisë Demokratike.
Ka disa vite që në selinë blu në vend që të jenë solidarë dhe të bashkuar kundra qeverisë Rama, janë rrahur me shkopinjë me njeri tjetrin. Në vend që levat e hekurit ti përdornin kundra qeverisë, demokratët u sakatuan duke u rrahur ndër vete.
Dhe kjo për fajin e drejtuesve të PD, pasi demokratët vetë janë njerëz të ndershëm dhe qendrestarë, por kur shikojnë se si janë pasuruar një pjesë jo e vogël e drejtuesve dhe ish-ministrave te partisë demokratike, dhe i shikojnë përsëri në krye të PD-së, sejcili demokrat zhgenjëhet.
Nuk kanë më besim prandaj kjo është përgjigja se pse nuk vijnë demokratët që të mbushin Tiranën kundra qeverisë.
Në qoftëse demokratët në të gjithë Shqipërinë do të shikonin një lidership të ri, që krijon besim, që ndez motorat popullorë kundra qeverisë, do të mbushnin bulevardin kryesor dhe sheshin Skënderbej.
Por nuk vijnë, nuk e marrin udhën drejt Tiranës, edhe demokratët e Tiranës nuk dalin nga shtëpitë e tyre për drejtuesit e tyre.
Kjo është e keqe për demokracinë, por fajin e kanë vetë drejtuesit e tyre demokratë.
Natyrisht qeveria është përherë problemi, por në këtë rast është edhe vetë Opozita.
Ndaj ikin të rinjtë demokratë se nuk shikojnë një zgjidhje nga PD.
E përsërisim se me gjithë ato thirrje të Berishës se duhet të vijnë për protestë dhe nuk vjen njeri, kjo tregon se opozita është në gradën me të keqe të sëmundjes, që është mungesa e besimit nga demokratët se mund të ketë ndryshim politik.