Pse nuk i heq kamatvonesat dhe gjobat ndaj bizneseve dhe qytetarëve, kryeministri Rama?

Nga Nilda Halili-

Me dhjetra mijë biznese, por edhe me qindra mijë familje shqiptare janë në ankthin e pagesave të kamatvonesave apo gjobave të vendosur prej dy vitesh qëkur filloi pandemia botërore.

U premtoi kryeministri se nuk do të ketë gjoba apo kamatvonesa, por vetëm që bizneset të paguajnë principialin e taksave dhe gjithçka do jetë pa probleme. Por e verteta mbetet se kryeministri ka harruar premtimin ose nuk ia raporton njeri nga ministria e financave apo nga institucionet e tjera vartëse se ka një zemërim të bizneseve dhe familjeve kur paraqiten për të paguar tatimet, taksat vendore të pronës apo shtëpive, të energjisë elektrike, ujit, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përshembull prej dy vitesh taksat vendore për shtëpitë apo pronat familjare ndaj bashkisë Tiranë janë paguar me vonesë prej Covid-19, sepse një vit nuk kishte punë dhe po asfiksohej biznesi dhe varferia në familjet shqiptare ishte në ekstreme, por kamat vonesat apo gjobat vijuan paçka se kryeministri Rama premtonte nga Surreli se nuk kishte problem e se do bëheshin zero këto kamat vonesa apo gjoba.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra duke i paguar me vonesë qytetarët janë penalizuar.

Në Durrës janë me mijëra, në Tiranë kjo shkon në dhjetra mijë persona dhe biznese me kamatë vonesa ndaj tatim-taksave dhe takses vendore ndaj bashkive. Po kështu edhe në bashkitë e tjera.

Në një sondazh që bëri shoqata e biznesit shqiptar rezulton se pavarësisht se taksën apo tarifën e shtetit apo atë ndaj bashkisë e kanë paguar edhe duke marrë kredi, përsëri shteti nuk iu zeron kamat vonesat apo gjobat.

Kryeministri Rama e ka premtuar me gojën e tij para dy viteve se do ti falte të gjithë këto ndaj qytetarëve dhe bizneseve, por deri tani asgjë nuk është zbatuar.

Ndërkohë ato vazhdojnë të rriten në tatimet dhe në zyrat e taksave dhe tarifave të bashkive.

Bile disa qytetarë ankohen se kanë filluar të shtohen me shumë kamatvonesat dhe gjobat se sa principiali që duhet të paguajnë ndaj shtetit.

Ka filluar kamatvonesë mbi kamatvonesat!

Gjobë mbi gjobat!

Nëse nuk është një tallje me qytetarët dhe bizneset, mbetet një harresë që duhet korigjuar pasi rrit shpenzimet e tyre dhe pakënaqësitë popullore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?