Pse PD-ja dhe Lulzim Basha nuk kanë qëndrim zyrtar dhe publik për shkarkimin e Presidentit?!

Nga Herion Mesi-

Sot kryeministri dhe PS-ja filluan procedurat parlamentare për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Edi Rama ishte i qartë në hakmarrjen e tij ndaj Ilir Metës. Dhe po e zbaton.

Ndonëse është një nisëm parlamentare antikushtetuese dhe hakmarrëse, ndonëse do jetë Gjykata Kushtetuese që do jap vendimin final në këtë veprim, përsëri lindin disa dyshime të forta publike për heshtjen apo mos qëndrim zyrtar të PD dhe Lulzim Bashës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot nga salla e parlamentit të vjetër Taulant Balla iu drejtua personalisht Lulzim Bashës që ta mbështeste në këtë aventurë antikushtetuese PS-në se gjoja ” nuk e kemi për vete karriken e presidentit”, pra nënkuptimi ishte se e duam për PD!

Swiss Digital Mobile Reklama

“Thirrja ime, përveçse drejtuar opozitës parlamentare shkon edhe për PD dhe personalisht për Lulzim Bashën. Do të ishte dinjitoze që opozita t’i bashkohej kësaj thirrje moralisht. Procedura është për t’i hequr një orë e më parë turpin nga vetja dhe për t’ia lënë në derë atij që turpi i takon”,- deklaroi Balla

Tani lindin disa pyetje që duan përgjigje nga Lulzim Basha:

1-Pse nuk ka qëndrim zyrtar nga selia e PD në lidhje me këtë nisëm të PS dhe personalisht të Edi Ramës?

2-A mos mbetet kjo nisëm e PS-së për t’ia dhuruar PD-së, në kuadrin e “bashkëpunimit” dhe ofertës së Edi Ramës?

3-A lidhet fillimi i hetimeve nga SPAK ndaj ish-ministri Mediu për të dalë te ish-kryeministri Berisha, pra për ti bërë presion atij me prangat e “drejtësisë së re”?

4- Apo gatuhet me “këshilltarin” e ri të Lulzim Bashës, analistin Baton Haxhiu (mik personal i kryeministrit Rama), që PD-ja të mbyll njerin sy për Ilir Metën?

5-A ishin qëndrimet e Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës e marrëveshjes së 5 qershorit dhe pse tani PD-ja hesht?

6-Pse Lulzim Basha nuk doli në javën e fundit të fushatës në mitingje të përbashkëta me LSI, sikurse ia kërkoi LSI?

7-A ka plan “B” që në shtator, gjoja në emër të mos’hapjes tani në qershor së konferencës së parë ndërshtetrore mes BE dhe Shqipërisë, të krijohet në shtator bashkëqeverisjes “integrimi”?

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?