Pse PD nuk krijon koalicionin e partive opozitare?
Nga Daniel Muçaku-
Në fundprill apo të dielën e parë të muajit maj 2025 do të jetë dita e votimeve. Presidenti Begaj pritet këtë fundmuaji të dekretojë datën e zgjedhjeve. Por në qoftëse se PS-ja dhe Rama janë të qartë në strategjinë e tyre elektorale, duke kërkuar një mandat të katërt për ta future Shqipërinë në BE me të drejta të plota, nga ana tjetër Berisha dhe PD-ja nuk po bëjnë asnjë hap zyrtar për të krijuar zyrtarisht Koalicionin e tyre.
Natyrisht që koalicion do të firmosë Berisha, por nuk duhet lenë në muajt e fundit, sepse të gjitha partitë duan të dijnë se ku pozicionohen në koalicion. Ndonëse nuk kanë vota me shumicë, por vota për të ndikuar në rezultate ato kanë, realisht.
Berisha duhet që kryetarët e partive aleate kryesore ti fus në listat e sigurta. Mund të ketë reagime të vogla në PD, sepse të gjithë janë bërë gati të jenë deputetë, por me rëndësi ka impakti përbashkues që jep opozita në publik, se sa kush futet nga selia blu si kandidatë.
Pavarësisht se këto nuk vendosin rezultatin e zgjedhjeve, por rrisin disi votat. Ndërkohë Berisha nuk ka lejuar lidership të ri që të afirmohej në këto vite, kështu nuk ka se çfarë jep votuesit, pasi është stërthënë se ka nevojë për votuesit gri, që janë ato të cilët nuk duan as Berishën, e as Ramën. Këto votues japin fituesin për PD, por duket shumë larg që kjo kategori të afrohet me Berishën. Një kandidat tjetër për kryeministër nga opozita mund të krijonte shanse për PD, por kjo quhet e mbyllur, pasi Berisha nuk heq dorë nga kandidat për kryeministër.
Edhe krijimi koalicionit opozitar po ngec se nuk duan në selinë Blu të ketë debat nga partitë aleate se ka nevojë për emër të ri që të jetë si kandidati që do të drejtojë fushatën. Me sa flitet nëpër koridoret e opozitës e dijnë në PD se nuk fitojnë dot ndaj po luftohet se kush do të jetë deputet. Beteja po bëhet me shumë se kush ia fut njeri tjetrit për listën e sigurtë se sa për të ardhur në pushtet.