Pse po kontestohen drejtuesit politikë në PD?

Editorialin e shikoni duke klikuar videon!

Pse po kontestohen drejtuesit politikë në PD?

Pse kontestojnë drejtuesit politikë në PD?

Drejtuesit politikë për qarqet e vendit në Partinë Demokratike realisht janë figura me integritet, por kanë filluar kontestimet dhe sherret në bazën demokrate.

Mundet të kishte spostime qarqesh për disa figura të PD, por tani ata janë publikuar dhe kanë marrë bekimin e liderit Sali Berisha. Tani është vështirë ti ndërrosh duke iu gjetur vendin sejcilit. Por duket vonë, aq me tepër se berisha mbetet kokëfortë përballë realitetit.

Konkretisht drejtuesit sipas qarqeve janë si më poshtë:

  1. Tirana – Belind Këlliçi
    2-Durrës – Oerd Bylykbashi
    3. Shkodër – Luçiano Boçi
    4. Lezhë – Agron Gjekmarkaj
    5. Fier – Gazment Bardhi
    6. Elbasan – Ervin Salianji
    7. Korçë – Ivi Kaso
    8. Kukës – Flamur Hoxha
    9. Gjirokastër – Tritan Shehu
    10. Vlorë – Bujar Leksaj
    11. Berat – Eno Bozdo
    12. Dibër – Xhelal Mziu

Mësohet se kanë nisur debatet që pse janë zgjedhur pa kaluar në votime se kë duan baza demokrate. Në Shkodër Luciano Boçi është dërguar krejt gabim, sepse Shkodra ka natyrë tjetër zgjedhore dhe askund afër Elbasanit, ku Boçi ka drejtuar me vite. Në Lezhë Agron Gjekmarkaj ndodhet para disa klaneve mafioze në PD e qarkut dhe natyra e tij intelektuale e ka të vështirë të përtyp apo pranojë sloganin laçian shumëvjeçar që “kutitë i mbushim të shtunën në darkë”, siç ka ndodhur shumëherë.

Luciano Boci, Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi duheshin caktuar si drejtues kombëtar të fushatës bashkë me Edi Palokën. Ata janë intelektualë dhe nuk bien dot në llumin e disa bastionëve demokrate, sepse janë europianë në kulturë dhe në veprime.

Të imagjinosh Luciano Bocin në Shkodër, kur ti thonë gjatë muajit të zgjedhjeve se “e dijmë ne se si duhet fushata, nuk duam fjalë, por dhunë e përplasje”! Apo Gazment Bardhin te disa bastione në Fier që historikisht kanë bërë dhunë e vrasje në fushatë.

Ndaj nuk është kurrë vonë që lideri demokrat Sali Berisha të rishikojë emrat drejtues politikë, sepse pas zgjedhjeve nuk ka kthim pas kur të humbi zgjedhjet.

Mundet këta që ka caktuar nëpër qarqe ti ngrihen pas zgjedhjeve dhe ti thonë se “ti doktor ishe humbja se nuk duhej të kandidoje për kryeministër”. Demokratët boll janë të përçarë nga koha e Lulzim Bashës, dhe nuk durojnë më thika mes njeri tjetrit edhe tani se kush është drejtues politikë në qark.

Kjo përcarje që po del në sipërfaqe në disa qarqe do ta largojë përfundimisht shpresën për fitore të PD në zgjedhjet parlamentare.

Sherret kanë plasur ndër demokratë dhe ka mundësi që kur të dalin listat e sigurta për deputetë nga Berisha, pakënaqësia do të jetë humnera ku do të bie prapë Selia Blu.

SHKARKO APP